Shqiperi Rritja ekonomike shoqerohet me rritjen e papunesise

Petrit Kola del cdo dite dhe kerkon pune ne tregun e zi te punes ne sheshin para monumentit Partizani i panjohur ne Tirane. Ka pese femije per te ushqyer dhe mbajtur ne shkolle. Jeta e tij normale ndryshoi per keq para dy vitesh kur ai humbi punen.
Mbeta pa pune kur u shkurtuan punetoret. Punoja ne nje nderrmarje italiane diku afer Durresit qe prodhon konfeksione me material porositesi apo me sic njihet ndryshe nderrmarrje fasoniste. Kriza uli kerkesat ne Itali prodhimi nuk po shitej filluam te punonim me orar te reduktruar me page me te ulet deri sa erdhi shkurtimi. Qe atehere nuk kam mundur te gjej pune tjeter dhe bej cdo lloj pune qe gjej dhe me del perpara thote Petriti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thoma Mico kryetar i Sherbimit Kombetar per punesimin
Por kjo nuk eshte e lehte per Petritin 47 vjecar qe di vetem te riparoje makina qepese. Per zanatin e tij tregu i punes nuk ka kerkese. Qe prej dy vitesh ai vazhdon te jete nje numer me shume ne ushtrine e te papuneve ne Shqiperi..
Shifra dhe shkaqe te ndryshme papunesie
Per nivelin e papunesise dhe numrin e te papuneve ne Shqiperi ka shifra krejt te ndryshme. Ne njeren ane jane ato qe ofron shteti dhe ne tjetren ato qe ofrojne burimet alternative te organizatave te shoqerise civile apo sindikatave.
Thoma Mico kryetari Sherbimit Kombetar per punesimin nje strukture kjo prane Ministrise se Punes Perkrahjes Socilae dhe Shanseve te Barabarta thote per programin shqip te DWShifra zyrtare e papunesise ne Shqiperi per vitin e kaluart 2010 eshte 13.5 shifer e dhene nga INSTAT-i e cila shenon nje ulje vetem prej 03 ne krahasim me vitin 2009. Shkaqet kryesore te ketij niveli te papunesise jane reformat ne sektorin shteteror mbylljen e disa nderrmarjeve fasoniste qe punonin me material porositesi nga jashte si pasoje e krizes globale por me teper ne rastin e Shqiperise eshte kriza rajonale dhe evropiane hapesira ku Shqiperia ka frymemarrje tregetarethote Z. Thoma Mico.
Nderkohe Konfederata e Sindikatave te Shqiperise botoi kohet e fundit nje studim lidhur me nivelin e papunesise ne Shqiperi. Te dhenat e tij flassin per njee nivel dy here me te larte te papunesise se te dhenat nga INSTAT-i. Sipas ketij studimi niveli i papunesise ne Shqiperi aktualisht luhatet nga 22- 34 te popullsise se afte per pune. Numri i pergjithshem i te papuneve ne Shqiperi eshte 144.000 persona te regjistruar si punekerkues. Nese shohim dinamiken e tregut te punes pra diferencen mes hyrjeve dhe daljeve nga ky treg atehere diferenca eshte vetem 2000. Kjo do te thote se ne vitin 2010 u hapen vetem 2 mije vende te reja pune thote per DW Kol Nikollaj kryetar i kesaj konferederate.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kol Nikollaj kryetar i Konferederates te Sindikatave
Ne rang rajonal vetem Kosova ka nivel me te larte te papunesise se Shqiperia nderkohe qe ne Eurozone eshte nga 8- 10. Cilat jane shkaqet baze te papunesise sipas studimit te Konfederates se Sindikatave te Shqiperise Papunesia vjen ne rrradhe te pare nga niveli i larte i informalitetit te ekonomise niveli i ulet professional pasi ne Shqiperi sistemi arsimor nuk ka orientim nga arsimi profesional pagat e ulta ne sektorin shteteror dhe privat nuk e nxisin individin te kerkoje pune por te punoje ne te zeze. Nderkohe qe rritja ekonomike nuk eshte mbeshtetur ne nxitjen e proidhimit por deri me sot tek dergesat nga emigrantet dhe investimet publike kryesisht ne infrastrukture te cilat nuk jane investime ne prodhim thote Kol Nikollaj.
Modeli gjerman i pershtatshem edhe per Shqiperine
Permiresimin e situates edhe Sherbimi Kombetar i Punesimit dhe Konfederata e Sindikatave te Shqiperise e shohin tek dhenia perparesi formimit te mesem profesional. Biznesi sot kerkon zanate Shqiperia as eshte aska per te qene ndonjehere vendi i industrive te medha por i sherbimeve. Por tendenca eshte sot qe te gjithe te mbarojne studimet universitare te behen akademike. Kjo tendence eshte pozitive por nuk perkrahet nga nevojat qe ka sot tregu i punes dhe mbeten te papune ata qe jane te diplomuar thote Thoma Mico.
Nxitja e arsimit te mesem profesional drejt zanateve dhe sherbimeve eshte paresor edhe ne rekomandimet qe jep studimi alternative i Konferderates se Sindikatave te Shqiperise per aplikimin e nje strategjie te re te punesimit. Por nje zgjidhje afatgjate do te vije nga ndryshimi imodelit ekonomik qe ka sot Shqiperia.Ndryshimi i modelit ekonomik konsiston ne kalimin nga nje ekonomi liberale e tregut te lire ne nje ekonomi sociale te tregut te lire. Sic eshte psh ne Gjermani ku vendoset nje ekuiliber dhe perpjestim i drejte mes rritjes ekonomike dhe rritjes se punesimit hapjes se vendeve te reja te punes thote Kol Nikollaj.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Aida Cama