E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashki- OSBE, projekte për cilësi më të mirë jete

Gjate takimit, Basha- WollfarthTIRANE- Bashkia e Tiranës dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë do të perfshihen në projekte të përbashkëta me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha  priti sot në një takim, ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ku të dy ranë dakord për bashkëpunim në disa fusha të rëndësishme që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës në Tiranë.

Në fjalen e tij, ambasadori Wollfarth tha se OSBE do të japë ndihmën e saj në disa aspekte të ndryshme, në fusha si trafiku, krijimi i hapësirave të gjelbra që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit si dhe në kushtet e jetesës për qytetarët e Tiranës.

Një tjetër aspekt i diskutimit tonë ishte dhënia e lejeve, e cila do të jetë një proces transparent dhe i garantuar.  Ky është një aspekt që duhet të kryhet, në përputhje me ligjin dhe është një nga fushat ku do të vazhdojë bashkëpunimi i OSBE-së me Bashkinë e Tiranës- tha Wollfarth.

Edhe kryetari Basha nga ana e tij tha se, bashkëpunimi do të jetë në disa fusha, që nga ndërgjegjësimi i qytetarëve e deri tek projektet konkrete, për të përmirësuar çështjen e mbetjeve,  për përmirësimin e  çështjeve  mjedisore në qytetin e Tiranës.

Krijimi i një parku të ri, ndërhyrja në gjelbërim apo ndërhyrjet në trafik, nga sheshi Skëndërbej e deri tek rrethrrotullimi i Doganës, janë disa nga prioritet që kryebashkiaku Basha, tha se janë prioritet e administratës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›