E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga shpërndarësve të heroinës

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se dy të rinj janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë me një sasi lënde narkotike. Të arrestuarit janë Luçiano Xhelo, 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë për vjedhje dhe Endrit Bektashi 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të natës në rrugën Kongresi Manastirit. Xhelo u kap duke shitur dozë të dyshuar lëndë narkotike heroinë, e cila pas peshimit rezultoi 0.9 gramë.

Ndërsa gjatë kontrollit të mëtejshëm Xhelos iu gjetën në trup edhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Uniformat blu në cilësinë e provës materiale sekuestruan Heroinë me peshë 1.3 gramë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›