E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta në Mesdhe, Turqia kërcënon Qipron greke

Në një kohë që Greqia këmbëngul për paktin e ujërave me Shqipërinë, ironia e fatit ka bërë që shteti fqinj të përballet për të njëjtën situatë më Turqinë. Prej disa javësh një debat është hapur mes Greqisë, Qipros dhe Turqisë në lidhje me kërkimet për gaz në ujërat ndërkombëtare në kufi me Turqinë. Ditë më parë, Qipro lajmëroi fillimin e kërkimit për gaz në zonën detare ku ndan me Turqinë. Për këtë, Qipro Greke ka kontaktuar kompaninë amerikane Noble Energy. Më të mësuar lajmin për fillimin e kërkimeve për gaz nga Qipro në kufijtë e saj, Turqia reagoi fuqishëm duke kërkuar ndalimin e tyre deri në arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe për shelfin kontinental.

Por Turqia me sa duket ka rritur kërcënimet madje të dala edhe nga goja e vetë kryeministrit dhe ministrave. Zëri i Amerikës bën me dije se kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan tha se ushtria turke do të përdorë mjetet e saj ushtarake për të vëzhguar gjatë gjithë kohës zhvillimet në pjesën lindore të Mesdheut. Më parë, edhe ministri turk i energjitikës, Taner Illdiz, deklaroi se flota luftarake detare do të shoqërojë operacionet për kërkimin e naftës e gazit në det. Deklaratat e forta erdhën pas kontraktimit të kompanisë Nobel Energy nga Qipro ndërkohë që kjo kompani vepron në brigjet e Izraelit që prej vitit 1998.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›