Kosovë, deputetët pa imunitet për çështje penale

Gjykata Kushtetuese Kosovë
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka sqaruar çështjen e imunitetit të deputetëve, duke ju përgjigjur një kërkesës së qeverisë. Vendim thotë se deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga paditë civile për veprimet dhe vendimet jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Ky vendim prek direkt deputetin Fatmir Limaj, për të cilin EULEX ka ngritur aktakuzë për krime lufte.
Vendimi i gjykatës lidhur me imunitetin e deputetëve:
III. Veprimi jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre:
1. Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat penale të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit të tyre dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë;
2. Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga paditë civile për veprimet dhe vendimet jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre;
3. Deputetët e Kuvendit nuk mund të shkarkohen përveç arsyeve të përcaktuara në nenin 70 të Kushtetutës.