Bashki-OSBE Cilesi jete me e mire ne Tirane
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u takua sot me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ku u ra dakort për bashkëpunim në disa fusha të rëndësishme që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës në Tiranë.
OSBE është e angazhuar të bashkëpunojë me Bashkinë, në drejtim të riciklimit të mbetjeve urbane dhe në përgjithësi sa i përket pastërtisë në qytet.
Basha e informoi ambasadorin edhe me zhvillimet e tjera në Bashki, që kanë të bëjnë me Planin Urbanistik, infrastrukturën, hapësirat e gjelbërta si dhe me planet për ndërhyrjet e menjëhershme për rregullimin e trafikut, siç janë ndërhyrjet tek sheshi ”Skënderbej” dhe tek rrethrrotullimi i Doganës.
“Do të bashkëpunojmë me OSBE, si në drejtim të ndërgjegjësimit në lidhje me pastërtinë në qytet, ashtu dhe me projekte konkrete.
Me theks të veçantë, një fushë me përparësi bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Bashkisë së Tiranës janë mbetjet, trajtimi i tyre dhe në tërësi të pastrimit dhe mjedisit, si dhe projekteve tona në të ardhmen, në këtë drejtimin. Në këtë kuadër, ne do të bashkëpunojmë në disa fusha, që nga ndërgjegjësimi i qytetarëve e deri tek projektet konkrete, për të përmirësuar çështjen e mbetjeve, për përmirësimin e çështjeve mjedisore në qytetin e Tiranës.
Kjo ka të bëjë me planifikimin e hapësirave të mëdha të gjelbra, si krjimi i një parku të ri, prioritet i administratës time si dhe ndërhyrje të vogla në gjelbërim, në çdo lagje të të Tiranës, por edhe ndërhyrje të menjëhershme, siç janë ato që shfryjnë trafikun, një kontribues i madh për stresin dhe ndotjen e ambjentit, duke filluar nga sheshi “Skënderbej” e deri tek ndërhyrja e planifikuar që do të jetë tek rrethrrotullimi i Doganës, për të cilën informova edhe Ambasadorin.
Një ndërhyrje e cila jo vetëm që do të shfryjë trafikun, por edhe do të ridimensionojë pamjen e kësaj porte të rëndësishme në qytetin tonë”, - tha Kryetari i Bashkisë para mediave.
Kurse ambasadori Wollfarth u shpreh se një cilësi jete më e mirë në Tiranë, është një cilësi jete më e mirë në Shqipëri.
“Ne kemi projekte dhe çështje të përbashkëta me mjaft me rëndësi, që bashkëpunojmë, siç është çështja e mbetjeve. Kjo është pjesë e një skeme të përgjithshme, në kuadër të përmirësimit të jetesës në Tiranë, e cila do të kontribojë në përmirësimin e jetesës në të gjithë vendin.
Një aspekt i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi, është se do të përfshihet shoqëria civile dhe puna do të kryhet në çdo lagje të qytetit. Pra, janë aspekte të ndryshme në fusha të ndryshme që kanë lidhje me trafikun, krijimin e hapësirave të gjelbra dhe përmirësimin e trafikut që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit si dhe në kushtet e jetesës për qytetarët e Tiranës.
Një tjetër aspekt i diskutimit tonë ishte dhënia e lejeve, e cila do të jetë një proces transparent dhe i garantuar. Ky është një aspekt që duhet të kryhet, në përputhje me ligjin dhe është një nga fushat ku do të vazhdojë bashkëpunimi i OSBE-së me Bashkinë e Tiranës”, tha ai.