E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, tre ministra kërkojnë zgjedhje të parakohshme

ATHINE-Çështja e zgjedhjeve të parakohshme është ngritur në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar nga Ministri për Zhvillim Rural, Kostas Skandalidis, ai i Shëndetësisë Andreas Loverdos dhe ministri i brendshëm Haris Kastanidis.
Ministri Skandalidis, duke paraqitur çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, tha gjithashtu se mbështet propozimin e ministrit të Financave, Venizelos për të votuar në Parlament paketën e masave dhe sistemit të ri të taksave.
Referendum për masat dhe zgjedhjet, kërkoi ministri i Brendshëm, Kastanidis.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se nëse vendoset zbatimi i masave të ashpra, pas negociatave me Trojkën, do të thotë një humbje e madhe për Grupin Parlamentar.

Qëndrimi i tre ministrave për zgjedhje të parakohshme, pavarësisht marrëveshjes universale se qeveria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur falimentimin dhe daljen e vendit nga zona Euro, tregon se kabineti qeveritar grek nuk është unanim në qëndrimin e tij për zbatimin e këtyre masave e për më tepër nuk beson në zbatimin e tyre në mënyrë efektive.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›