E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezët e pasur, anëtarë partie

PEKIN - Më shumë se 90 për qind e njerëzve më të pasur në Kinë janë funksionarë ose anëtarë të Partisë Komuniste. Të dhënat vijnë nga revista prestigjioze "Forbes". Sipas prof. Lee, studiues në Institutin "Hudson" në Washington, "rezultatet e studimit nxjerrin në pah një sinjal shqetësues për një vend, ku klika në pushtet pretendon se i shërben popullit pa interesa dhe me shpirtin e përkushtimit". "Një vështrim më i detajuar mbi njerëzit me pushtet në Kinë, përjashton përfundimisht idenë se modeli autoritar kinez është në shërbim të popullit", - theksoi studiuesi Lee.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›