Opozita, Zogaj: Gati për Reformën Zgjedhore. Tryeza s'pati mungesa politike
TIRANË-Partitë e majta aleate janë bashkuar sot me një synim të vetëm, të nisin nga puna për Reformën Zgjedhore me qëllim pasjen e një Kodi Elektoral gjithëpërfshirës ku të maksimalizohet fuqia elektorale e të gjitha subjeketeve të vogla.
Një ditë pasi parashtroi objektivat politike të Partisë Socialiste, sot në mesditë kryesocialisti Edi Rama mblodhi aleatët e majtë me te cilet diskutoi hapat qe do te ndiqen per Reformen Zgjedhore. Rama nisi takimin në orën 12:00, por disa prej krerëve të opozitës munguan. Mësohet se Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela e Vangjel Dule munguan në këtë tryezë të aleatëve për Reformën Zgjedhore. Te pranishem ishin Nard Ndoka, Paskal Milo, Prec Zogaj dhe Petro Koci.
“Kryetarët e partive të koalicionit shfaqën sot mendimet e tyre për Reformën Zgjedhore. Synimi ynë i përbashkët i tryezës sonë ishte, të shkohet drejt një Kodi Zgjedhor gjithëpërfshirës ku të reflektohen maksimalisht mendimet e opozitës, ku të maksimalizohet fuqia elektorale e të gjitha subjekete dhe ajo që është më e rëndësishmja, të mund të realizohen zgjedhje të lira e të ndershme”, beri te ditur ne emer te Opozites se Bashkuar, Prec Zogaj.
Sipas Zogaj, partitë sot vendosën të ngrenë një grup punë dhe të punojnë si një zë apo subjekt i vetëm politik.
“Partitë pjesmarrëse në këtë tryezë ranë dakort të punojnë si një subjekt i njëjtë politik për Reformën Zgjedhore. Është një proces që do vazhdojë dhe në të ardhmen, do punohet më konkretisht. U vendos një grup pune që do mbajë komunikimin gjallë me grupin e PS në parlament. Opozita do vazhdojë në këtë formë punën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme”.
Më tej, Zogaj u shpreh se një problem që po shqetëson këto ditë të majtën, është cështja e minatorëve të Bulqizës. Zogaj tha se këtij problemi të stërgjatur duhet dhënë një zgjidhje përfundimtare.
“Problemi i dytë që na shqetëson së tepërmi është greva e urisë së minatorëve në Bulqizë. Opozita do te jetë në konktakt me këtë grevë për mbështetje dhe për të kërkuar një zgjidhje sa më të shpejtë, për këtë dramë të pambarimtë”.
I pyetur për mungesat e disa përfaqësuesve të partive politike të majtë në këtë tryezë aleatësh, Prec Zogaj tha se tryeza ishte e plotë dhe pa mungesa.
“Do të donim që në tryezë të ishte Gjinushi e Dule, por ata janë jashtë shtetit për disa punë të tyre. Ata u përfaqësuan nga të tjerë persona nga partitë përkatëse. Mungoi Ngjela, as mungesa e Ngjelës nuk quhet mungesë politike”.
(d.b/BalkanWeb)