Bashkia: Agjencia e Konsumatorit do dëgjojë zërin e qytetarëve
TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit, Bashkia e Tiranës përmes agjencisë së mbrojtjes së konsumatorit garanton dëgjimin e zërit të qytetarëve për një marrëdhënie më të mirë midis konsumatorëve dhe ofruesve të shërbimeve si dhe për të luftuar informalitetin.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, gjatë inspetkimit në terren shpalosi dhe planet e tjera afatshkurtra ku do të ndërhyjë Agjencia.
“Për herë të parë Bashkia e Tiranës, Ditën e Konsumatorit, të mbrojtjes së të drejtave të tij e materializon në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit. Është institucioni më i ri Bashkisë së Tiranës dhe do të thoja edhe institucioni më dinamik në veprimtarinë e tij, i cili qëndron përkrah interesave të konsumatorit, bëhet garant i një marrëdhënieje korrekte, të drejtë, të hapur, transparente midis konsumatorëve dhe ofruesve të shërbimeve e mallrave dhe kjo Agjenci, pa dyshim nuk ka munguar të ushtrojë autoritetin e saj, në tutelën e interesave të konsumatorit.”,- deklaroi Panariti.
I pyetur për masat që po merr Bashkia për tregtarët ambulant, Panariti deklaroi se Agjencia tashmë po bën një rivlerësim të subjekteve informale.
“Cështja e informalitetit është një çështje qëpo ndiqet, vetë Agjencia tashmë ka bërë një rilevim të të gjithë subjekteve informale, që merren me çështjet e tregtimit të mallrave ushqimorë ose jo dhe këto shumë shpejt do të përfshihen në sistemin e trajtimit fiskal, të regjistrimti të tyre si subjekte dhe ky do të jetë kushti i tyre i vetëm, për të mundur të jenë prezent nëpër tregje, Sai përket tregut të Porcelanit, ka një plan të shpejtë për përmirësimin rrënjësor të tij. Është e vërtetë që ky është një ndër tregjet në gjendjen më të rëndë në kryeqytet, por siç thashë kemi një plan të shpejtë për përmirësimin e infrastrukturës dhe këtë do ta bëjmë, në bazë të skemës së partneritetit publik-privat. Ne e shikojmë partneritetin public-privat, si instrumentin kryesor për të realizuar të gjithë ato ambicje për transformimin e tregjeve dhe mbrojtjen e konsumatori” ,- deklaroi Panariti.
Bashkia sqaron se për të ndërgjegjësuar e informuar qytetarët e Tiranës, lidhur me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, duke nisur që sot e për dy javët në vijim do të vijojë fushata sensibilizuese përmes shpërndarjes së fletë-palosjeve, posterave të vendosur nëpër stacionet e autobusit, reklama ndriçuese (city-light), me të gjithë informacionin e nevojshëm etj.
(el.me/BalkanWeb)