Rubik, grabitet posta, hetim 2 punonjësve

Grabitet gjatë natës filiali postar në qytetin e Rubikut në Mirditë ndërsa policia ka ndaluar një punonjës të saj si dhe kanë nisur hetimet për ekonimisten e postës.
Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar shtetasi Lek Marku, arkëtar në zyrën postare dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj ekonomistes së zyrës Dava Lazri.
Të dy punonjësit akuzohen për "Shpërdorim detyre" pasi nuk kanë dorëzuar sasinë e parave në arkën qëndrore të zyrës postare në Rrëshen.
Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje Zyrën e Postës Shqiptare në qytetin e Rubikut dhe sipas hetimeve është grabitur kasaforta e koduar e kësaj zyre ku gjendeshin rreth 215.200 lekë të reja,të cilat do tu shpërndaheshin pensionistëve.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes .