E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, mbërrin sot në atdhe komandoja Peci

Sot pritet të mbërrijë në atdhe, Aleksandër Peci, nëntetari shqiptar i plagosur në Afganistan më 20 shkurt të këtij viti.

Sipas informacioneve nga ministria e Mbrojtjes, Peci pritet të mbërrijë në Rinas rreth orës 11: 00 dhe do të pritet me një ceremoni zyrtare ushtarake.

Nëntetari që u plagos gjatë një sulmi të një polici afgan në Kandahar, ka qëndruar që prej 23 shkurtit në një spital amerikan në Gjermani, ku u mjekua për plagët e marra.
 

Në faqen e tij të facebook, 24-vjeçari ka dhënë lajmin për kthimin në shtëpi duke konfirmuar se gëzon shëndet të plotë.
24-vjeçari Peci mbeti i plagosur gjatë sulmit, ku humbi jetën kapiteni Feti Vogli.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›