E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Akuzat ndaj Bashës shpifje dhe mashtrime

 Bashkia i konsideron shpifje dhe mashtrime të gjitha ato çka thuhet në drejtim të kryetarit Basha.

“Akuzat e ngritura sot, ne adresë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe familjarëve të tij janë shpifje dhe mashtrime. Shpifësi i radhës, i veshur me imunitetin e deputetit ricikloi sot trillime për të cilat shpifës të mëparshëm janë paditur por vazhdojnë të mos paraqiten në Gjykatë, në mënyrë që të shmangin verdiktin”, thekson reagimi.
 
“Shpifjet dhe sulmet personale janë veglat e ndryshkura të konfliktit politik i cili nuk ka prodhuar asnjë të mirë për qytetarët e Tiranës. Asnjë shpifje, trillim apo mashtrim nuk do ta ndalë Bashkinë e Tiranës, në marrjen e vendimeve dhe hapave të nevojshëm, në shërbim të qytetarëve të Tiranës”, thuhet më tej./Start/

                                                                                             2012-09-07 17:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›