E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët: Duhet bashkëpunim intensiv politik

Ministri Panariti vuri në dukje mesazhin që iu përcoll gjatë takimeve nga ana e zyrtarëve të lartë evropianë, i cili kishte të bënte me nevojën e angazhimit të të gjitha forcave politike në drejtim të përshpejtimit të ritmit të reformave në vend, çka çon drejt plotësimit të kërkesave për marrjen e statusit.

Panariti tha se në të gjitha takimet e zhvilluara është nënvizuar dhe vlerësuar roli i Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe progresi në marrëdhëniet me vendet fqinje. 

Ambasadorët, nga ana e tyre, shprehën vlerësimin për ecurinë e deritanishme të reformave në vend. Ata vunë në dukje rëndësinë që merr në këtë fazë bashkëpunimi intensiv midis forcave politike për të plotësuar detyrimet në kuadër të përmbushjes së 12 Prioriteteve, para publikimit të Progres Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Kjo arritje e të gjithë forcave politike në Shqipëri do të çojë në marrjen e statusit të vendit kandidat, u shprehën ata./Start/

                                                                                             2012-09-07 17:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›