PS: Basha favorizon kunatin për mbeturinat
Deputeti socialist Artan Gaçi tha se është pikërisht ky lloj biznesi i njerëzve të afërt të kryetarit të emëruar të Bashkisë së Kryeqytetit që ka komanduar edhe Kuvendin e Shqipërisë për të miratuar në urgjencë ligjin për importin e mbetjeve.
“Kjo këtu mbrapa është arsyeja që shpjegon dhunimin e romëve nëpër rrugët e Tiranës ditën dhe natën nga Policia Bashkiake e kryeqytetit. Kjo godinë këtu mbrapa është prova që tregon arsyen e vërtetë të prurjes me aq urgjencë të atij ligji aq të kontestuar që ishte ligji i importit të plehrave. Kjo këtu mbrapa është arsyeja e vërtetë pse u pengua Referendumi i kërkuar nga 75 000 qytetarë”, tha ai, teksa ishte sot në zonën e Vaqarrit në vendin ku grumbullohen mbeturinat. Deputeti Gaçi, që është edhe i zgjedhur në atë zonë, tha se dëmi mjedisor që shkaktohet për banorët është i madh, por Basha po dëshmon se për të kunati është i pari.
“Qytetarët të Tiranës dhe të Vaqarrit ndoten nga kjo fabrikë që është pa leje ndërtimi dhe pa leje mjedisore. Kjo këtu mbrapa është fabrika e plehrave e përfolur, që menaxhohet dhe ka pronarë njerëz shumë të afërt të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kjo këtu është prova që tregon që slogani i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha që qytetarët janë të parët ka qenë një gënjeshtër propagandistike. Kjo është prova e vërtetë që qytetarët nuk janë të parët, por kunati është i pari”, përfundoi deputeti Artan Gaçi. /Start/
2012-09-07 16:47