E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia Gjirokastër , ndërhyn për përmirësimin e ndriçimit publik

Bashkia Gjirokastër vazhdon të ketë në vëmëndje cilësinë e shërbimit të ndricimit publik, në njësinë administrative Lunxhëri aktualisht është ndërhyrë për zvëndësimin e pikave të dëmtuara të ndricimit publik në zonën e Topullare të kësaj njësie. Banorët shprehen se falë mirëmbajtjes , ndriçimi rrugor tashmë funksionon gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.

“Kishim vite që e vuanim këtë problem . S’dilnim dot në rrugë në orët e vona .Tani me vendosjen e ndriçimit shpresojmë që situata do të ndryshojë dhe shërbimi të jetë cilësorë” .

Përfaqësuesit e drejtorisë së shërbimit publik në bashkinë Gjirokastër shprehen se , mirëmbajtja e rrjetit të ndriçimit publik do të vazhdojë ,si në lagjet e qytetit ashtu edhe në fshatrat e njësive administrative .

“ Në njësinë administrative Lunxhëri kemi filluar ndryshimin e pikave të djegura dhe rehabilitimin e rrjetit .Kemi mbaruar fshatin Valare , dhe do vazhdojmë edhe në zona të tjera .Do vendosim ndriçues led.Më pas do vazhdojmë me njësinë administrative Cepo,Odrie,Picar “ .

Një ndër prioritetet për periudhën në vazhdim është investimi për rikonstruksionin e rrjetit të ndricimit publik në zonën muzeale të qytetit .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›