E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fshati Qilarisht vuan mungesën e infrastrukturës

Fshati Qilarishtë i bashkisë Përmet, i vendosur rreth tre km larg qytetit ,vuan mungesën e infrastrukturës. Ndërhyrja në këtë zonë është e nevojshme për tu kryer, jo vetëm në segmentin hyrës, por edhe në brëndësi të tij. Banorët kërkojnë të merren masat e nevojshme , pasi qarkullimi në të është kthyer në problematikë. Ata thonë se ky segment prej 1 km ka më shumë së 10 vite që është në këtë gjëndje. Gjatë shirave me intensitet të lartë rruga bllokohet nga shkarjet e dheut , shprehen banorët .

“Ruga ka mbi dhjetë vite që është në këtë gjëndje . Jemi ankuar shpesh herë tek instancat përkatëse por deri tani nuk kemi marrë zgjidhje “.

Ndërsa një banorë tjetër i këtij fshati thotë se: “Na është premtuar shumë herë që rruga do rregullohet , por askush nuk ka vënë dorë . I shkatërruam makinat , për shkak të rrugës.”

Ky fshat banohet nga rreth 30 familje , të cilat shpresojnë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›