34 familje përfituese të bllok-ndihmës ekonomike në Ersekë

34 familje janë përfituese të fondit 6% per bllok- ndihmën ekonomike në Bashkinë Kolonjë, kjo për periudhën dhjetor 2020. Specialistja e ndihmës ekonomike Artiola Dajlani, bën me dije se përfitues janë familje të cilat kanë aplikuar për ndihmë ekonomike dhe nuk janë përzgjedhur fitues nga sistemi I pikëzimit. Këto janë familje pa të ardhura ose me të ardhura të pakta. Familje me kryefamiljarë të ve ose të divorcuar, qe I perkasin komunitetit rom dhe egjiptian. Për vitin 2021 sipas Dajlanit numri I aplikuesve nuk ka pësuar ndryshim.