E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Kodra e liqenit pasurohet me mijëra pemë

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka nisur punën për mbjelljen e mijërave pemëve në disa zona të kryeqytetit.

Në total në Tiranë do të mbillen 3 mijë pemë të reja gjatë muajve Mars-Prill të llojeve Blir, Mimozë, Frashër e Ligushte, të cilat do të ndikojnë në rritjen e gjelbërimit dhe pastrimit të ajrit në qytet.

Ndërmarrja nr 1 e Bashkisë ka nisur punën duke mbjellë deri tani mëse 500 pemë në zonën e Kodrave të Liqenit Artificial, e brenda pak muajve kjo ndërmarrje pritet të mbjellë 2 mijë pemë në total në këtë hapësirë të gjelbër.

Rreth 1 mijë pemë do të mbillen në rrugët e Tiranës në vende ku ato janë tharë, dëmtuar apo vjedhur. Në të njëjtën kohë, 1 mijë pemë të tjera do të mbillen në lulishte të reja që po krijohen në zona të ndryshme të Tiranës. Të gjitha pemët që do të mbillen janë donacione.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›