E Diel, 1 Nëntor 2026

Borbardimet të NATO mbi Serbi, qeveria shqiptare: Kapitulluan Sadamin e Beogradit

TIRANË-13-vjetori i fillimit të ofensivës ajrore të NATO-s mbi ish-Jugosllavi është kujtuar si një ngjarje e vecantë nga qeveria shqiptare.
Në një njoftim për shtyp, qeveria shqiptare cilësoi se ‘kjo datë i shënon shndërrimin e lirive dhe të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë në cështje madhore të Aleancës së Kombeve të lira, Aleances se Atlantikut te Veriut’.

“Qeveria shqiptare përkujton 13 vjetorin e fillimit te ofensives ajrore te NATO-s mbi ish-Jugosllavi në mbrojtje të popullit te Kosovës. Sot është 13 vjetori i fillimit të ofensivës ajrore te Aleances se Atlantikut të Veriut në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë nga barbaritë e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevicit”

Sipas qeverisë shqiptarë, këto sulme të kombinuara me qëndresën heroike të luftëtarëve të lirisë së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në terren, bënë që në një afat kohor relativisht të shkurtër Sadami i Ballkanit t’i firmosi kapitullimin dhe të marrë fund regjimi i tij kolonial në Kosovë.

Sipas qeverisë shqiptare, kjo ofensivë shënoi gjithashtu dimensionin e ri në misionin e Aleances se Lirise, me e fuqishmja e të gjitha kohërave ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave njerezore.

Qeveria shqiptare shpreh edhe nje here mirenjohjen me te thelle ndaj Presidentit te SHBA-ve Bill Clinton që udhëhoqi Aleancen ne betejen per clirimin e Kosoves, udheheqesit politike te asaj kohe, forcave ushtarake te NATO-s për rolin e tyre vendimtar ne clirimin e Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›