E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Nuk kemi dhene leje ndertimi per "Vizion Construction"

Bashkia e Tiranes ju pergjigj dje akuzave te deputetes se Partise Demokratike per korrupsionin me lejet e ndertimit, se firma qe "Vizion Construction" nuk ka marre asnje dokument per leje nga ky institucion. Zedhenesi i Bashkise se Tiranes, Florian Seiani, ne nje konference per mediat, duke e cilesuar si shpifje deklaraten e deputetes Vokshi, shtoi se per kete ceshtje do te behet nje padi tjeter penale. "Firma e letrave qe ajo tund para ekraneve s'ka marre kurrfare leje ndertimi. Kete shpifje te radhes Bashkia e Tiranes, do t'ua coje organeve te drejtesise", u shpreh Seriani. Nga ana tjeter ai e cilesoi si te perseritur faktin qe perfaqesues te mazhoraces, sa here qe akuzohen per korrupsion nga Partia Socialiste, permendin dhenin e lejeve te ndertimit. Jo pa ironi, Seriani shtoi se shuma prej 100 milionesh ka si qellim berjen e nje akuze origjinale. "Zonja Vokshi njesoj si te gjithe pushtetaret qe akuzohen me prova konkrete per korrupsion tregoi nje perralle me leje ndertimi. Por duke kerkuar te tregohet origjinale tha se Edi Rama i ka kerkuar ryshfet 100 milion euro", u shpreh Seriani. Duke u ndalur ne gjithe akuzat qe jane bere gjate diteve te fundit ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama, zedhenesi i Bashkise shtoi se ato behen per te terhequr vemendjen e opinionit publik nga problemet e tjera qe ka vendi. "Ndersa qytetareve u kujtojme se sa here te degjojne perrallen e lejeve te ndertimit nga goja e pushtetareve, te mos harrojne se eshte e vetmja gje qe di te beje ky pushtet per te devijuar vemendjen e opinionit publik nga provat e keqqeverisjes e te korrupsionit te tij skandaloz", tha Seriani. Ne te njejten menyre, Seriani ju pergjigj dhe dy dite me pare akuzave te deputetes Vokshi per shumen prej 100 milione eruosh qe i eshte kerkuar firmes "Vizion Construction", per te marre lejen e ndertimit ne kryeqytet. Per kete akuze, Seriani tha se Bashkia e Tiranes do te beje kallezim penal ndaj deputetes Vokshi, duke e shtuar ate ne listen e gjate te padive qe jane bere ndaj perfaqesuesve te mazhorances. Seriani ka dale dje per te treten here gjate diteve te fundit, ku u eshte pergjigjur akuzave te bera nga deputetet e Partise Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›