Tension në Maqedoni, shmanget një përplasje ndëretnike (VIDEO)
http://www.youtube.com/watch?v=auKxs0dLuyk
Policia e Maqedonisë ka shmangur një konflikt ndër etnik. Njësia speciale e policisë të shtetit fqinj ka arrestuar një grup maqedonasish nga Radishani i Shkupit. Ata ishin nisur drejtë fshatit Luboten, i cili banohet vetëm nga shqiptarë.
Një video e publikuar në Youtube dëshmon operacionin e policisë. Në të tregohen forca të mëdha të policisë të cilët kanë shmangur kështu një përplasje mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
Nga Radisahni, dy ditë më parë mbetën të vrarë pesë shtetas maqedonas. Ngjarja ka krijuar tension pasi ajo vjen pas disa incidentesh ndaj shqiptarëve dhe ngjarja e fundit dyshohet se është një hakmarrje. /F.S/