E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Poliçan: Jo shkatërrimit të 113 kg zhivë ne uzinë

Bashkia e Poliçanit, ka reaguar lidhur me vendimin e ministrisë së Mbrojtjes për të shkatërruar 113 kg zhivë të depozituara në tre depo. Ajo i bën thirrje Ministrisë të vlerësojë këtë kërkesë. 

POLIÇAN- Bashkia e Poliçanit ka reaguar me shqetësim ndaj kërkesës së Ministrisë së Mbrojtes, për të asgjësuar 113 kilogram xhivë, e cila ndodhet në tre depo në afërsi të zonës së banuar.
Kryetari i Bashkisë Adriatik Zotka, ka deklaruar se “Ministria, duhet të japë të gjitha garancitë për jetën e banorëve, kompensimin e dëmeve materiale dhe mbrojtjen e mjedisit. Pasi ti ketë realizuar të gjitha këto, vetëm atëherë mund të ndërhyjnë”. Në të kundërt sipas tij rrezikohet jeta e qytetarëve, pasi shtëpitë e para ndodhen vetëm 600 meta larg depove.
“Si mund të hidhen në erë tre depo të tilla me 113 kilogram xhivë. Kjo Ministri duhet të marri përgjegjësitë për pasojat që mund të ndodhin në këtë qytet nga asgjësimi i këtyre lëndëve”, u shpreh kryetari Zotka në fjalën e tij.
Kryetari i Bashkisë së Poliçanit i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë personat që kishin përgjegjësinë për ti asgjësuar kohë më parë këto lëndë të rrezikshme.
Sipas tij, tani mjafton një ngacmim i jashtëm sado i vogël që 113 kilogram xhivë të shpërthejnë dhe të rrezikojnë banorët. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›