E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, bie nga ballkoni i shtëpisë një 6 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Laprakës në Tiranë, ku një 6 vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit duke gjetur vdekjen. I mituri ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij. 

TIRANË - Një djalë 6 vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në një lagje pranë Laprakës në kryeqytet. Sipas burimeve të policisë mësohet se 6 vjeçari me iniciale A.M është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak ku më pas ka gjetur vdekjen. Gjendja e vogëlushit ishte shumë e rëndë dhe pas dëmtimeve të mëdha në kokë dhe trup, 6-vjeçari nuk ka mundur ti shpëtojë fundit tragjik. Dëshmitarët të cilët përjetuan këtë skenë të tmerrshme thanë se i mituri ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij.
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›