E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS PD e LSI bllokojne numerimin PD shte vete PS qe po bllokon

Partia Socialiste ka reaguar per bllokimin e procesit te numerimit te votave ne njesine numer 5. Deptueti i saj Erjon Brace ne nje deklarate per shtyp u shpreh se nese Partia Demokratike nuk zhbllokon situaten e krijuar artificialisht PS do te kunderpergjigjet duke bllokuar numerimin ne tre njesite e tjera ku ende nuk jane numeruar te gjitha votat. Konstatohet se ne qendren e numerimit numer 5 jane terhequr komisioneret e PD-se dhe LSI-se. Ky eshte nje krim. Neqoftese nuk clirohet njesia 5 dhe nuk kthehet ne normalitet nuk ka numerim votash ne asnje njesi qe kane mbetur ne Tirane u shpreh Brace. Deputeti i PS tha se komisioneret mbahen te gjithe te mbledhur ne hotel Diplomat. Ai tha se procesi i numerimit te votave po mbahet peng nga Lulzim Basha Genc Ruli Klejtis Kruja dhe Ferdinand Pone. Brace tha se ne keto tentativa per bllokim dhe manipulim te procesit po perfshihen edhe njerez te inkriminuar dhe shtoi se prefekti i Tiranes Kruja udheton me makine te blinduar dhe te armatosur. PS eshte e gatshme te vijoje procesin e numerimit tha Brace. Deputeti i PS ka ftuar qytetaret qe te mblidhen prane kater njesive ku nuk ka perfunduar ende procesi i numerimit te votave.

Reagon PD
Partia Demokratike ka reaguar per deklaraten e bere nga Partia Socialiste. Albana Mustafaraj zedhenese e kesaj partie u shpreh se komisioneret e PD-se nuk kane bllokuar procesin por jane komisioneret e PS-se qe po bejne nje gje te tille ne tre njesi ku nuk ka perfunduar numerimi i votave.
Nuk ka patur asnje bllokim nga ana e PD-se jo vetem ne njesine numer 5 por ne gjitha njesite e Tiranes dhe gjithe vendin komisioneret e djathte po permbushin detyren e tyre. Ne fakt kjo po ndodh ne njesite 8 9 dhe 11 ku komisioneret e PS mungojne prej oresh ne tavolinat e numerimit tha Mustafaraj.



Redaksia OnLine



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›