Bashkia Shkollat jane gati

Bashkia e Tiranës ka siguruar se të gjitha shkollat e kryeqytetit do të hapen të hënën dhe do të jenë brenda të gjitha kushteve optimale.
Gjatë një deklarate për mediat, ajo i është përgjigjur shqetësimeve të Autoritetit Shëndetësor Rajonal në Tiranë, i cili gjatë javës së shkuar propozoi mos hapjen e 4 shkollave në kryeqytet, ku kishte konstatuar probleme serioze në higjenë. Alfons Muça, drejtor i Ndërrmarjes nr.3, theksoi: “Bashkia e Tiranës ka kryer punimet e saj në këto objekte problematike duke marrë masat e duhura. Ju garantojmë se të gjitha shkollat plotësojnë kushtet për të nisur vitin shkollor.” Për vitin e ri shkollor 2013- 2014, Bashkia e Tiranës rehabilitoi 2 prej shkollave të kryeqytetit, ndërsa dy të tjerë i përfundojnë në janar. / Top Channel