E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Gati per bashkepunim me opoziten

Kryeministri Edi Rama në fjalimin që po mbajti në Kuvend para votimit të kabinetit të ri deklaroi se opozita recitoi të njëjtat akuza dhe qëndrime ndaj programit, ndërsa përqendrimi i saj ishte sipërfaqësor dhe nuk diskutoi për thelbin e tij.

Megjithatë Rama ftoi të opozitën që në komisionet parlamentare të diskutohen, rrihen se bashku mendimet për arritjen e reformave kryesore që do të çojnë në zhvillimin e vendit. "Ne duam që të identifikojmë së bashku një politikë të re gjithëpërfshirëse për pronën dhe t'i japim kësaj çështje një zgjidhje sa më parë", tha Rama, duke theksuar se një sërë çështjesh të tjera kërkojnë të mbërrijnë në finish. Rama theksoi se e gjithe ajo sajese e shemtuar ne lidhje me ate qe u konsiderua si mosrespektim i figures se Ibrahim Rugoves gjate vizites se tij ne Prishtine, ishte krijuar ketu ne Tirane, per qellime te caktuara. Ruçi: Opozita e nisi me akuza ndaj Ramës Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi kërkoi nga deputetët mirëkuptim që të votojnë programin qeverisës të kabinetit të ri "Rama" dhe të respektojnë rregulloren e Parlamentit. "Opozita e nisi me akuza ndaj Kryeministrit", tha Ruçi. Ndërkohë kreu i grupit të PS thotë se maxhorancxa e re vjen në këtë Parlament, pa arrogancë ndaj pakicës dhe e  përulur ndaj votës së qytetarëve. "Erdhëm dhe nuk ju pamë si armiq ashtu siç na keni etiketuar 8 vjet rresht. Erdhëm dhe po presim me durim fundin e kësaj seance. Erdhëm me një kryeministër që është ulur që në fillim të punimeve dhe do të cohet prej asaj karrige në fund të seances. Rama nuk ndërhyri asnjëherë në fjalën e deputetëve të opozitës edhe pse kishte sharje dhe fyerje ndaj tij", u shpreh Ruçi. Në emër të grupit të PS, Ruçi vlerësoi përgjegjshmërinë që po tregon maxhoranca aktuale dhe theksoi se ky është një fillim i mbarë i punës. Paloka: Rama nuk di si qeveriset vendi Edi Paloka, kryetar i komanduar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, theksoi në fjalën e tij se “Edi Rama nuk ia ka idenë e qeverisjes së vendit, di vetëm të prishë kioska e të ngrejë pallate”. “Kisha besim se shqiptarët nuk do të besonin çmenduritë që premtoi Rama, por gabova. Besuan se do të ulë çmimin e ushqimeve, energjisë elektrike, taksat dhe se do të bëjë legalizime falas. Besuan se edhe shëndetësinë do ta bëjë falas, do të rrisë investimet dhe se rrogat e policëve do i bëjë më të mëdhe se të ministrave. Këta u bashkuan me ata që shitën votën dhe ata që duan Ramën në krye, nuk ka rëndësi nëse nuk kanë bukë të hanë. Kështu u bënë 1 milionë”, theksoi Paloka, i cili shtoi se Rama urren opozitën në përgjithësi dhe mendimin ndryshe. “Rama e urren opozitën në përgjithësi, urren ata që kundërshtojnë e për këtë arsye ka zgjedhur këta ministra. Po prezantohet programi dhe ministrat nuk kanë guxuar të thonë asnjë fjalë. Kështu do të vazhdojë të jetë gjithmonë. Ne nuk mund ta kritikojmë sot sepse ende nuk ka filluar punë, por perspektiva është e keqe”, shtoi Paloka. “Rama nuk mund ta luftojë krimin pasi është i lidhur me të. Krimi kontrollon Ramën për interesat e tij”, mbylli fjalën e tij Edi Paloka. Meta: Programi qeverisës, ambicioz Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta theksoi se kjo forcë politike shpreh mbështetjen e plotë për qeverinë e re dhe Kryeministrin Edi Rama. "Kjo qeveri i ka të gjitha mundësi të realizojë këtë program ambicioz, ka shumë anëtarë të rinj për të investuar pasionet dhe ëndrrat e tyre në shërbim të një programi që i shërben progresit të shoqërisë tonë. Kjo qeveri ka më shumë zonja dhe shpreh dëshirën që kjo frymë të pasqyrohet në të gjitha nivelet e qeverisjes", u shpreh Meta. Në emër të LSI-së, Meta shprehu pakënaqësinë për sulmin që i është bërë programit të qeverisë "Rama", sa i takon premtimit për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, kur ky ishte premtim edhe i të djathtëve në fushatë, për hapjen e 250 mijë vendeve të punës. "Nuk ka program perfekt, por duhet punuar shumë për të përmirësuar veten dhe punën. Jemi të hapur ndaj kritikave, aq më tepër nga opozita, nga brenda vetes, nga media, nga shoqëria civile, nga qytetarët dhe ne do të arrijmë suksesin e garantuar në përmbushjen e këtyre ambicjeve", tha Meta. Berisha: Ta shtyjmë seancën Gjatë punimeve të sotme parlamentare deputeti Sali Berisha i kërkuar anëtarëve të qeverisë së re që të flasin me shifra, afate dhe planin për 100 ditët e para. "Nuk ka ndodhur asnjëherë që të vijë një qeveri pa një program për 100 ditët e para. Mendoj dhe propozoj që kabineti i ri qeveritar të marrë kohën e duhur për t'u përgatitur dhe ne ta shtyjmë këtë seancë për një ditë tjetër", tha Berisha. Ky propozim nuk mori mbështetje, ndërsa Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se qëllimi i Berishës është që Rama të shkojë në Bruksel pa qenë kryeministër i votuar në Kuvend. Më pas Berisha sulmoi sërish kabinetin e ri dhe deputetët e maxhorancës se po flasin pa shifra, pa afate dhe vetëm po mashtrojnë. Selami: Mosperputhje mes programit dhe premtimeve Në fjalën e tij, të dielën, deputeti i PD-së Genc Ruli ka deklaruar se programi i cili është prezantuar në Parlament nga mazhoranca e majtë nuk është gjë tjetër përveçse një manifest që nuk paraqet realitetin. Sipas është një program i mirëfilltë pasi në të nuk përmenden shifra dhe nuk thuhet se ku do të gjenden fondet e nevojshme për ta realizuar atë. Ndërsa deputeti Eduard Selami deklaroi se ka mospërputhje mes premtimeve elektorale të Partisë Socialiste dhe programit të qeverisë së re. “Më vjen mirë që kryeministri i ri mban shënime. Ka disa premtime të fushatës që nuk janë në program. Në fushatë u premtua përgjysmimi i TVSH ndërsa në program nuk flitet më për përgjysmin por vetëm për reduktim.  Në program nuk gjendet një detajim për taksën progresive ku u prekën shtresat e rëndësishme sociale siç janë edhe arsimtarët” theksoi Selami.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›