Bashkia: Tarifa më të larta për varret nën tokë

Sipas këtij institucioni, varrezat publike mund të jenë të shfrytëzueshme në një hark kohor deri në 30 vite dhe që familjarët të detyrohen të paguajnë tarifa më të larta dhe më pas eshtrat të trajtohen me regjimin mural të varrezave.
"Pas disa vitesh, 20-30 apo 10, pas konsultimit dhe me shoqërinë civile, kemi mundësi që varri apo eshtrat të jenë të riciklueshme se ne ndonjëherë kemi varre 60-70 vjeçar. Duhet të ketë një regjim të përshkallëzuar financiar për ata që i mbajnë për një kohë të mbicaktuar, detyrimi publik mund të jetë një kohë e caktuar. Pra, duhet parë në këtë kompleks për të menaxhuar më mirë territorin", thotë zv/ministër i Brendshëm, Ferdinand Poni.
Bashkia e kryeqytetit do të konsultohet me grupet e interesit për këtë çështje. Komuniteti Musliman është shprehur kundër varrezave murale, pasi në fenë Islame, është kusht që i vdekuri të varroset në tokë, ashtu sikurse e ka prejardhjen njeriu. /Start/
2012-08-04 19:33