E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vetëvritet një punonjës policie

Viktima është shtetasi Sulejman Lada, 50-vjeç, i cili është vetëvrarë në banesën e tij në lagjen “Partizani” të qytetit verior. Ende nuk dihen shkaqet që çuan burrin të ndërmerrte një akt të tillë. Kolegët e tij shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet.

Pasditen e shkuar, një tjetër punonjës policie u vetëvra në qytetin e Pogradecit. Remzi Jashllari, 45-vjeç, i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti me bashkëshorten dhe fëmijët. Konflikti kishte nisur pas hedhjes së një firme nga bashkëshortja për një shtesë pallati të komshiut të tyre./Start/

                                                                                             2012-08-04 10:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›