E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Tiranë: Gati 124 dosjet e para për legalizimet

Tiranë- Dokumentacioni i 124 dosjeve të hipotekave të para që do marrin qytetarët është tashmë gati në Bashkinë e Tiranës. Mesohet se gjithçka është pëgatitur për ti kaluar Ministrisë së Drejtësisë, e cila nga ana e saj do të shqyrtojë kërkesat që janë lënë pezull.

Madje burime nga bashkia tregojnë se proçesi do të vazhdojë në mënyrë që të gjithë qytetarët të pajisen me çërtifikaten e pronësisë së banesave të tyre. Afati për dorëzimin e dosjëve të para ishte premtuar si afat dy javët e para të nëntorit. Gati një muaj më parë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Bashkisë së kryeqytetit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve Publike në të cilën jepen detaje sesi do të ishte procedura e legalizimit të pasurive të paluajtshme.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Filmit W.E. Madonna: Jam gati të përballem me kritikat
  2. Tiranë, do të hipotekohen pallatet me probleme
  3. Hetimet e atentatit, mblidhen dosjet e Konomit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›