Tirana pa banjo publike, njerëzit urinojnë si qentë
Tiranë – Në mungesë të banjove publike në Tiranë, ura e Lanës është banjoja më e madhe ku shumë meshkuj kryejnë nevojat e tyre personale.
Para pak kohësh pati një projekt nga bashkia, por mesa duket gjithçka ngeli në letër dhe kur kalon urën era e keqe bëhet e padurueshme.
Një pjesë e madhe e kalimtarëve e shohin si një vend ku mund të bësh gjithçka, por pa ditur që ndosin ambientin dhe ajo lloj mënyre nuk është aspak etike.
Në një vëzhgim prej 60 minutash kanë qenë 16 persona të cilët kanë kryer nevojat përsonale poshtë urës së lumit të Lanës, dhe kjo është një ndotje mjaft e madhe.
Ashtu si në të gjitha vendet europiane që nuk mungojnë banjot publike, por janë me kushte shumë të mira, edhe tek ne dhe sidomos në kryeqytet është e nevojshme pajisja me banjo publike.
/ Kliti Topalli / IDEA /
Shkrime të tjera me interes: