E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi/ Vdes 17 vjecari Krenar Bardulla pasi u qellua me thike

Një adoleshent ka mbetur i vdekur pasi është sulmuar me thikë nga bashkëmoshatari i tij për motive banale.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, pranë gjimnazit. Sipas nëndrejtorit të policisë vendore Viktor Ago, ngjarja ka ndodhur për motive banale pas një sherri adoleshentësh dhe pse autori dhe viktima rezultojnë shokë bashkë.

Të njëjta burime thonë se viktima është Krenar Bardulla 17 vjec ndërsa policia ka arrestuar si autorë të dyshuar Ermal Recin dhe Naim Cenën.

Policia po heton për ngjarjen dhe shkaqet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›