E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Tirane Kolegji Zgjedhor shqyrton me 6 korrik ankimimin e PS-se

Partia Socialiste ka dorëzuar sot ankimimin në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet vendore në Tiranë, në të cilin kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve në kryeqytet.

Partia Socialiste në kërkesën e saj vëren se në 284 qendra votimi janë gjetur shkelje të shumta, që nga mosrakordimi i numrave deri te mungesa e kodit të pestë, apo zhdukja e zarfit me fletët e votimit të pavlefshme.

Pritet që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë ankimimin e Partisë Socialiste më 6 korrik. Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa anëtare do të jenë gjyqtaret Dhurata Haveri, Marije Qirjazi, Petraq Dhimitri dhe Sashenka Jonuzi. Seanca e gjykimit do të nisë në orën 10 të paradites në 6 korrik.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›