TIA: Korrupsioni vazhdon të jetë prezent, ka hendek të madh mes ligjit dhe zbatueshmërisë së tij
Transparency International Albania, gjatë një raporti për korrupsionin në Shqipëri, ka theksuar se ky fenomen vazhdon që të jetë një fenomen shqetësues në Shqipëri.
Sipas TIA-s, korrupsioni është prezent dhe ka pasur shumë pak vullnet për luftimin e tij nga ana e institucioneve.
Raporti thekson veçanërisht faktin që në Shqipëri ka një hendek të madh mes standarteve në ligj dhe zbatimit të tyre nga ana e institucioneve gjyqësore, legjislative dhe ekzekutive.
Në raport thuhet se në vend ka pasur regres në çdo aspect të jetës institucionale, ndërkohë që mungon vullneti politik për të luftuar korrupsionin.