E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet ankimimi i PS-së në Kolegjin Zgjedhor

Partia Socialiste i është rikthyer sot derës së Kolegjit Zgjedhor, për të dorëzuar ankimimin e fundit për garën e kryeqytetit, duke kërkuar shfuqizimin si të paligjshëm të vendimit nr.1158, të KQZ-së që shpalli Lulzim Bashën fitues së garës së Tiranës dhe shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjet të 8 majit për Tiranën.

Në ankimimin prej 20 faqesh PS-ja liston provat e manipulimit të procesit që sipas saj kan çuar në mosrakordim të shifrave mes numrit të votave e votuesve. Sipas PS-së janë vlerësuar 244 fletë votimi më shumë se numri i votuesve
Nisur nga kjo, PS-ja çmon se nuk mundet të shpallet fitues një kandidat me 93 vota më shumë se kandidati tjetër në kushtet kur ka fletë votimi më shumë në kuti se votues dhe kjo është disa herë më e lartë se diferenca e votave ndërmjet kandidatëve

Ashtu si kishte paralajmëruar, PS-ja ka bërë pjesë të ankimimit të saj kqyrjen e pamjeve filmike të cilat dëshmojnë se deri në momentin kur KQZ mori në rinumarim votat kishim përputhje të tabelës së ruzltateve në KZAZ me nurmin e votuesve. Sipas PS-së, para se votat të hetoheshin në KQZ-së, në kutitë e votimit janë shtuar fletë votimit.

Partia Socialiste i është rikthyer sot derës së Kolegjit Zgjedhor, për të dorëzuar ankimimin e fundit për garën e kryeqytetit, duke kërkuar shfuqizimin si të paligjshëm të vendimit nr.1158, të KQZ-së që shpalli Lulzim Bashën fitues së garës së Tiranës dhe shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjet të 8 majit për Tiranën.
 

Në ankimimin prej 20 faqesh PS-ja liston provat e manipulimit të procesit që sipas saj kan çuar në mosrakordim të shifrave mes numrit të votave e votuesve. Sipas PS-së janë vlerësuar 244 fletë votimi më shumë se numri i votuesve
Nisur nga kjo, PS-ja çmon se nuk mundet të shpallet fitues një kandidat me 93 vota më shumë se kandidati tjetër në kushtet kur ka fletë votimi më shumë në kuti se votues dhe kjo është disa herë më e lartë se diferenca e votave ndërmjet kandidatëve
 

Ashtu si kishte paralajmëruar, PS-ja ka bërë pjesë të ankimimit të saj kqyrjen e pamjeve filmike të cilat dëshmojnë se deri në momentin kur KQZ mori në rinumarim votat kishim përputhje të tabelës së ruzltateve në KZAZ me nurmin e votuesve. Sipas PS-së, para se votat të hetoheshin në KQZ-së, në kutitë e votimit janë shtuar fletë votimit. Për ilustrim konkret PS ka paraqitur edhe analizën e pamjeve filmike të QV Nr. 1941.
 

Por sipas hetimi të PS-së, rezulton se me vendimin nr. 709, dt. 23 Maj 2011 KQZ pretendon se ka gjetur 4 fletë të tjera për kryetar bashkie në kutitë e tjera. Këto fletë të gjetura sipas vendimit nr.709, më dt.23 Maj, i janë bashkangjitur kutisë 1941 për kryetarin e bashkisë, duke e çuar numrin e fletëve të verdha për kryetarin e bashkisë 521 vota, ose 4 vota më shumë sesa numri i zgjedhësve.  Pamjet filmike duket se do jenë pika më e fortë e socialistëve në seancën e 6 korrikut në Kolegj, ku relator është do të jetë gjyqtari Astrit Kalaja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›