E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërimi i CEZ-it: Debitorë paguani, pas 7 gushtit pritet energjia

cez-foto-okTiranë- Kompania CEZ Shpërndarje përmes një deklarate për mediat ka bërë me dije se pas datës 7 gusht do të ndërpritet energjia për të gjithë debitorët.

CEZ-i i ka bërë sot apel institucioneve debitore dhe ujësjellësave në vend të paguajnë energjinë.

Afati i pagesës është deri të mërkurën. Pas datës 7 gusht do të ndërpritet energjia elektrike për të gjitha institucionet debitore dhe shoqëritë e ujësjellësave”, thuhet në deklaratën e kompanisë CEZ.

CEZ-i gjatë muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë aksionesh për prerjen e energjisë elektrike për debitorët e kompanisë nga jugu në veri të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›