Bashkia Tiranë: Nesër konkursi për zgjatimin e Bulevardit
TIRANË- Shtatë prej 20 studiove më të mira arkitekturore të botës do të paraqesin nesër projektet e tyre, për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
Studiot arkitekturore si DAR Group Turkey & United Kingdom, West 8 - The Netherlands, Albert Speer & Partners - Germany, Cino Zucchi Architetti - Italy, Gerkan, Marg & Partners - Germany, Kees Christianse & Partners - The Netherlands, Grimshaw Architects - United Kingdom, do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha.
Këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit.
Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura. Kryetar i Jurisë është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
(el.me/BalkanWeb)