Operacion i gjerë antidrogë Itali-Shqipëri, 3 në pranga për trafik kokaine
TIRANË- Përfundon në arestimin e tre shtetasve shqiptarë operacioni i antidroges i koduar "Babele", i policisë italiane në bashkëpunim me atë shqiptare.
Sami Osmani 59- vjec, Naxhije Osmani 54-vjece dhe Enkeleida Tonuzi 33-vjece kërkoheshin pasi policia italiane kishte prerë 19 urdhër-arreste në korrik të 2004, si dhe kishte sekuestruar 6 kg heroinë dhe 800 gramë kokainë.
Të arrestuarit do të ekstradohen në Itali, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, për të vuajtur dënimin 5 vite dhe 8 muaj burg të dhënë nga Gjykata e Lartë.
Hetimi për shtetasit shqiptarë ka nisur që në vitin 2002, pas përgjimeve telefonike nga ana e policisë italiane, ku është zbuluar rrjeti i cili menaxhonte sasi të mëdha droge nga rajoni i Bressanones dhe më pas shtrihej në qytetin e Lombardisë, Toskanës, Ligurias dhe Venetos. Krerët e organizatës së jashtëligjshme kishin krijuar kontakte me trafikantë të ndryshëm të drogës në Shqipëri, Gjermani dhe Hollandë.
(el.me/BalkanWeb)