Zyra shqiptare e të drejtave të autorit, gjobë botuesit të Hitlerit
TIRANE-Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit do të gjobisë me 100 mijë lekë të reja botuesin në shqip të "Mein Kampf" të Hitlerit nëse ai nuk ka marrë leje nga shteti gjerman. E pyetur nga "Gazeta" Nikoleta Gjordeni që është drejtuese e kësaj zyre nën varësi të Ministrisë së Kulturës, tha dje se "në rast se vërtetohet dhe konstatohet mungesa e lejes së mbajtësit të të drejtës për përkthim e botim, ai sanksionohet me 1 milion lekë të vjetra gjobë, e nëse kjo refuzohet me 2 milionë". Sipas Gjordenit, është mbajtësi i së drejtës (Shteti Gjerman, Landi i Bavarisë) ai që i drejtohet gjykatës dhe kërkon bllokimin e shitjeve dhe shkatërrimin e kopjeve. Krahas këtij prononcimi ne iu drejtuam edhe vetë botuesit Beqir Haluli për ta pyetur nëse e ka marrë lejen nga shteti gjerman për çështjen në fjalë, dhe përgjigjja ishte jo. Kur e pyetëm se si do t'ia bëjë me gjobën, ai tha se për këtë do të përgjigjet kur të vijë ZSHDA-ja.
Reagimi i ZDSHA-së
Po përse nuk ndërhyn menjëherë Zyra Shqiptare për të Drejtën e autorit? Cilat janë klauzolat ligjore që e pengojnë dhe si mund të procedohet për rastin në fjalë? Në reagimin për "Mein Kampf" në shqip që ne kërkuam, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit thotë se ka marrë dijeni nëpërmjet Mediave të ndryshme shqiptare për botimin në shqip dhe hedhjen në treg të librit të Adolf Hitler "Lufta ime" nga Shtëpia Botuese "Belina H" me përkthyes nga gjuha origjinale Kushtrim Gjostin. Përmes një materiali të përgatitur më herët që na u dërgua sapo ne kërkuam një sqarim, Zyra thotë se "nga shqyrtimi i të dhënave në Regjistrat Administrativë të të Drejtave të Autorit në ZSHDA, ka rezultuar se ky subjekt nuk është i regjistruar si subjekt botues për aktivitetin e tij dhe nuk ka depozituar për regjistrim sipas dispozitave të ligjit nr. 9380, dt. 28.04.2005 "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të", të ndryshuar, asnjë kontratë për përkthimin, botimin shpërndarjen e këtij libri në gjuhën shqipe me Mbajtësin e Ligjshëm të të Drejtës së Autorit të kësaj vepre". Sipas informacioneve të marra prej tyre, që nga viti 1945 (pas vdekjes së Hitlerit) mbajtës i Ligjshëm i të Drejtës së Autorit për këtë vepër është Shteti Gjerman, Landi i Bavarisë. Në këtë pikë, zyra për të drejtat e autorit thotë se në bazë të Ligjit nr. 9380, dt. 28.04.2005 "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të", të ndryshuar, parashikon si kundërvajtje administrative dhe që ndëshkohet me gjobë, çdo subjekt që vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji duke riprodhuar/botuar veprën (ajo që quhet copyright) pa titull të ligjshëm, pa autorizim/ kontratë me shkrim, nga autori ose të mbajtësit të të drejtës. Pas marrjes dijeni të këtij fakti, Zyra i është drejtuar institucioneve shtetërore QKR dhe DPT, për të marrë informacionin zyrtar mbi këtë subjekt, (si NIPT/NUIS, selinë si edhe emrin e përfaqësuesit ligjor të shtëpisë botuese "BELINA H"), me qëllim ushtrimin e kontrollit dhe inspektimit të shtëpisë botuese "BELINA H" sa i takon pajisjes me kontratë/autorizim me shkrim nga Mbajtësi i Ligjshëm i të Drejtës së botimit të librit të Adolf Hitler, e më pas për të vepruar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi deri në sanksionimin me gjobë sipas nenit 130 të LDA. Veç kësaj, ZDSHA thotë se përveç legjislacionit për të drejtat e autorit, Kodi Penal parashikon në Nenin 149 si kundërvajtje penale, riprodhimin e plotë ose të pjesshëm të veprës, pa autorizim të autorit / mbajtësit të të drejtës së autorit në këtë rast dhe ndëshkimin me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. "Të drejtën e procedimit penal për shkeljen e mësipërme, e mban vetëm titullari i Ligjshëm i të Drejtës së Autorit të veprës, të cilit i janë shkelur të drejtat e autorit dhe është i dëmtuar nga vepra penale, sipas Neni 59 i Kodit të Procedurës Penale. ZSHDA sqaron se "nuk e ka kompetencën ligjore të veprojë e ndërhyjë ex-officio për të nisur procedimin gjyqësor penal apo civil, sipas ligjit të saj organik LDA nr. 9380, dt. 28.04.2005, përveç se përfaqësuesi ligjor i Mbajtësit të të Drejtave të Autorit mbi vepër, pra Shteti Gjerman".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Primo Shllaku: Reagimet e puritanëve nuk mbrrijnë me e mshefë nostalgjinë... Ardian Marashi: Ja pse Hitleri nuk duhet të flasë shqip!