Të rinj të “plakur” dhe adultë “adoleshentë”!
A do të mjaftonte vetëm mesatarja e re e moshës së një popullsie, për të besuar se ekziston një rini që veç energjisë së moshës dhe dëshirës për ndryshim, ka edhe ndjenjën e përgjegjësisë për të “marrë mbi shpinë” detyrimin e brezit ndaj atdheut për progres, prosperitet dhe respektim të historisë si dhe në nderim të kontributit të brezave të mëparshëm? Apo shoqëria e sotme moderne që e apostrofon rolin e individit nuk duhet të ndërtohet dhe funksionojë me përgjegjësi brezash. Mos vallë energjia e çliruar si ambicie personale dhe ecuria që ushqehet nga egoizmi prodhojnë ndryshim, që hidhet në treg dhe atje në një ndeshje të motivuar interesi dhe në një ndarje egoiste të vetinteresit, do duhet të pranojmë si rezultante atë çka mbetet si evidentim apo fitore e më të fortëve të suksesshëm. Por, ka rëndësi të dorës së parë nëse ata - të rinjtë, kanë apo jo ndonjë lidhje me vlerat, me socialen, me interesin publik, me interesat kombëtare, me zhvillimin e përgjithshëm, me botën e hapur globale. Revolucioni i rinisë, ai femëror dhe seksual, erdhën në Europë si një trinom i njëkohshëm dhe dialogues e provokativ në fund të viteve 50-të të shekullit XX. Të rinjtë të shpenguar dhe hipinjë, krahas lirisë seksuale dhe “poligamisë” së njëkohshme, erdhën si lëvizje që po e nxirrnin shoqërinë nga tabutë e një cikli të gjatë, nga ankthet dhe inkubacionet e dy luftërave botërore, por edhe falë një ngasjeje të brendshme, për t’u nxitur për më shumë posedim të vetes si një dëshirë që sajë rrymave instiktive e bëjnë “qënien e gjallë” të tundohet dhe të kërkojë eksplorim mbi dëshirat, tek instinktet, pasionet dhe përdëllimet e thella. Shoqëria botërore njohu aso kohe rritje të popullsisë në shifra impresionuese nga 1 miliard në 1800-n, 2 miliard 1930-n, në 3 miliard në 1960-n dhe 4 miliard në 1974-n. Bota takoi gjithashtu dhe prosperitet ekonomik të ndjeshëm duke u futur vrullshëm në “shoqërinë e konsumit” me të gjithë ritualin dhe mekanizmat e saja. “Hedonizmi, doktrina sipas së cilës vetëm ndjesitë trupore janë të vërteta, -shkruan Hannah Arendt, - është forma më radikale e mënyrës jopolitike, joprivate të jetës, përmbushja e vërtetë e shprehjes së Epikurit (lathe biosas kai me polieuesthai) të jetosh në fshehtësi dhe të mos çash kokën për botën”. (Hannah Arendt; “Gjendja Njerëzore”, botimi shqip faqe 151.) Entuziazmi i krijuar ishte me tepri dhe ritmet e rritjes e zhvillimit ishin me parametra pozitive. Veçse nuk u dëgjuan ata zëra që paralajmëronin qysh atëherë, siç ishte fjala vjen, Erich Fromm, që sigmatizoi raportin “të jesh apo të kesh”, duke nënvizuar se dalja nga kolektivizmi ideologjik, nuk do duhej të zëvendësohej nga një grupim tjetër, në pamje të lirë e të shpenguar, por që është pasojë e rreshtimit prej konsumizmit të uniformizuar si për mjetet e konsumit, (veshje, ushqimi i shpejtë) por edhe në konsumin e atij që ofrohej si “art popullor” masiv. Autori tjetër amerikan, Benjamin Barber, e quante këtë lloj rreshtimi, që ngatërronte lirinë e tregut me lirinë e njeriut në shoqërinë demokratike, si një lloj të ri grumbullimi formal, sipërfaqësor, pa motive përgjegjësie të brezave të rinj, dhe e quajti në librin e tij me termin, “Mc World”, që vinte kundër mbylljes hermetike dhe kulturave konservatore, që ai i quajti si “Jihad”, duke mos pasur parasysh në këtë artikulim, thjeshtë lëvizjen islamike që mbanë këtë emër! Arsyetimi i tij paralajmërues ishte, se si shoqëritë e mbyllura njëkulturëshe, dhe ato të hapura shumëkulturëshe, nuk duhet të shkojnë në ekstreme. Ndryshe brezat e rinj do të ngatërrohen në konflikte të pashmangshme sepse shoqëritë nga të cilat ata vijnë, do të përplasen në një ndeshje të tipit të fanatikëve dhe atyre që nuk duan dhe nuk kanë nevojë për identitet. Komercializim i tregut i shndërroi breznitë e reja në “ushtarë” të “MTV-musical-world” dhe “viktima” të mallrave të konsumit të përditshëm, që mbajnë emrat e idhujve të sportit apo artit, të cilët shiten si stampa mallrash në treg. Nuk e di, nëse muzika e Stravinsk-it e përzierë me dashurinë e thellë të Chanel Coco, që solli atë parfum ekzotik, brenda të cilit ishte një magji frymëzuese, që herë duket si aromë gruaje në tërë lakuriqësinë e saj, e herë si një muzikë misterioze; ka lidhje me jetën pa motiv, dhe shprehjen pa kufij në lirinë seksuale të ditëve tona. Duken larg, fare larg, frymëzimi nga dashuria e ndaluar, me nxitjet që vijnë nga tregu dhe terapia e shopingut! Nëse bota globale, ajo rajonale apo edhe ajo vendore dhe thjeshtë e dimensionuar si private individuale, vijnë e ngushtohen në një grumbull sendesh, shërbimesh apo konsumizmi që kalojnë vetëm nga shtegu i shqisave dhe prekshmërisë fizike, atëherë metamorfoza e njeriut, është e tillë që më shumë se të bën pesimist, të tremb në pasojat që sjell në një bosht variablash të paparashikuara.
Në shumicën e vendeve të ish-lindjes komuniste, pavarësisht nga regjimi, u njohën ku më shumë e ku më pak, procese të plota ose të pjesshme të këtij liberalizmi që lidhej me këta tri revolucione. Kjo ndodhi që nga ish-RDGJ e deri në RSFJ. Bënte përjashtim Shqipëria që, jo vetëm ishte e (vet) izoluar por se edhe mobiliteti i brendshëm ditor apo “over night” falë ekskursioneve të organizuara, ishin si festa të rralla të njerëzve në tërësi dhe për të rinjtë në veçanti. Atje nga fillimi i viteve 70-të të shekullit të kaluar, pati disa përpjekje serioze për një gjallërim të jetës së njerëzve, duke dalë nga “kllapia” dhe morsetat e regjimit, por se filizat u prenë dhunshëm, në të gjitha aspektet e shfaqjes. Jo pa qëllim, provincializmi u vu mbi civilizimin perëndimor, normat e ngurta të një nderi ideologjik u shtrënguan duke e shndërruar “njeriun e ri” në “njeriun e llahtarisur”, të cilit iu planifikuan ideologjikisht, martesa dhe gjithçka që lidhej me të.
Liria seksuale, posedimi i trupit (për të cilin ka edhe konventë ndërkombëtare), liria në veshje dhe në sjellje apo një rini e shpenguar, goditeshin si shfaqje të një ideologjie të huaj, armike e pushtetit popullor dhe degjeneruese. Është për këtë arsye që këta fenomene e dukuri që Perëndimi i njohu, i përjetoi dhe i kapërceu, shoqëria jonë e pas viteve 90-të, t’i njihte e përjetonte me vonesë, fal asaj që u njoh si liria e shoqërisë demokratike. U vu re një kërcim “in extremis”, nga tejet të izoluar dhe fanatik, në super të hapur dhe pa principe e vetëkontroll. Nga që vriteshin edhe për një fjalë goje, në një shthurje të marrëdhënieve seksuale, deri në një neveri. Nga njerëz që familjen dhe detyrimet e saja i kishin ideal, tek përdhosja e vlerave dhe principeve të familjes dhe shoqërisë. Është e drejtë ajo që kumton Zbigniew Brzezinski; “se shpesh në vendet e prapambetura dhe pa traditë demokratike, liria vjen si shpengim për të shprehur çdo gjë që nga instinktet deri tek sjelljet fondamentaliste”. Si do që të sillen ndryshimet në shoqëri, njeriu nuk mund të jetojë dot pa punuar. Shoqëria ripërtërihet prej saj, por edhe nga rritja demografike. Madje përllogaritjet bëhen për të parë se ku është nisur të shkojë shoqëria, çfarë nevojash do të ketë në një të ardhme të afërt dhe se si do duhet kalkuluar menaxhimi i problemeve ekonomike e sociale, në përputhje me ndryshimet reale të shoqërisë në aspekt lokal dhe global. Po nëse punë nuk ka, dhe papunësia rritet çdo ditë, duke përfshirë gjerësisht masat e të rinjve, patologjia e pasigurisë, si edhe quhet nga sociologët e ditëve tona, gjendja e brezave të rinj, i shtyn ata në një jetë pa përgjegjësi, ose në një shmangie të marrjes së saj. Ka mosdëshirë për krijimin e familjeve të reja tek brezat e rinj, si dhe braktisje e papërgjegjësi ndaj fëmijëve të ardhur në jetë aksidentalisht ose me vetëdije, që në një të ardhme të afërt i sjell prindërit e rinj në moshë, në statusin i “Bread Winner”. E gjithë kjo duket si një mal i rëndë mbi shpatullat e familjeve të reja. Është një realitet i trishtë ai i vajzave të reja, që bëhen nëna dhe mbeten të braktisura, duke u futur në ‘një tunel’ vështirësish dhe privacionesh. Fëmijët e këtyre çifteve, rriten me vështirësi dhe trauma të mëdha që lënë gjurmë tek ata gjatë gjithë jetës, krijojnë shenja të thella mentale por edhe të shëndetit të tyre në përgjithësi. Është një prerje jo e shëndetshme, kjo e “revolucionit feminist” me atë seksual dhe revolucionarizmin e rinisë! Gjatë luftërave, mbetja jetim ishte pasoja e vrasjeve masive. Në kohë paqe, në dekadat e fundit, është rrjedhojë e shpengimit dhe papërgjegjësisë, por edhe të krijimit të një “mentaliteti të ri”, që jo se nuk pengon, por justifikon deri në paskrupujësi, braktisjen e pjellës tënde, prishjen e martesës ose bashkëjetesës. Nga të dhënat në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së “Shkallës së Parë” në Tiranë marrim këto shifra, që po i ofrojmë pa koment. Në vitin 2011 padi për zgjedhje martese 469, për pension ushqimor 12, për njohje atësie 14, për kundërshtim atësie 7, dhe lëshim urdhër mbrojtje 60 çështje. Në periudhën Janar-5 Mars 2012, kemi për të njëjtët çështje, shifra më shqetësuese. Për zgjidhje martese 674 çështje, për pension ushqimor 14, njohje atësie 10, kundërshtim atësie 3, lëshim urdhër mbrojtje 68. Kur ndodh që, ajo që quhet modernizëm, bashkohet me mungesën e kulturës në përgjithësi, dhe spërkatet me doza të një provincialiteti e hipokrizie pseudovlerash, e gjithë kjo e përzierë edhe me varfëri dhe jetë shoqërore e sociale jashtë rregullave e ligjit, kjo e sjellë jetën dhe përgjegjësinë ndaj saj, për ata që janë të përfshirë në këtë vorbull, si një “lojë pa kufi”. Nëse masa antropologjike brenda kësaj “gjullurdie”, është dominuese dhe i jep rrugëtimin brezit njerëzor, atëherë sa do që të përpiqesh për disiplinim, motivim apo përfshirje të organizuar të tyre, e gjithë shoqëria e humbet gravitetin. Ajo duket si një tren, që ka dalë nga shinat. Si i tillë, ai nuk është më një mjet lëvizës, por se një grumbull hekurishtesh. Mbajtja e shoqërisë njerëzore në dimensionet e vlerave dhe përkushtimit, për të realizuar të gjitha nevojat e saj, fal kombinimit të veprimtarisë së njeriut me institucionet, është motoja e saj dhe energjia lëvizëse. Një shoqëri e zhveshur nga këto përgjegjësi, nuk është shoqëri. Një individ i shkarkuar nga këto motive është jashtë kontrollit dhe me fat individual dhe social të rrezikuar. Të mos mbash përgjegjësi, deri në mosinteresim për institucionet dhe mirëfunksionimin e tyre, kjo do të thotë që edhe po të jesh i ri në moshë të “jesh i plakur”. Të “rinjtë e plakur” janë njerëzit pa motivet që të frymëzojnë, janë pa energji ndryshimi, pa shpirt krijues, u mungon kurajo për të sfiduar, nuk kanë energji bashkimi e solidariteti, nuk kanë aftësi për të kontrolluar qeverisjen e çdo niveli, nuk kanë kryer investim për kulturën, janë pa shpirt kritik e krijues, që të sjellin fal eksperimentit dhe empirizmit aplikativ, mundësinë për zbulime, për ndryshime teknologjike apo novacione teknike. Ishte me vend dhe vjen si një përfundim ende i pakonsumuar, ajo që mëtonte Thomas Paine (1737-1809 pamfletisti, shpikësi, dhe një nga baballarët e themelimit të SHBA-ve, gazetar nga profesioni) kur shkruante se: “Shoqëria prodhohet nga nevojat tona, kurse qeverisja nga ligësia jonë, e para nxit lumturinë tonë pozitivisht duke bashkuar afeksionet tona; e dyta negativisht duke ndrydhur veset tona... Shoqëria në çdo shtet është bekim, por qeveria edhe në shtetin më të mirë është një e keqe e domosdoshme”. ( Libri, Common Sense, 1776). Të kontrollosh qeverisjen do të thotë të shqetësohesh për punët e shtetit. Jashtë institucioneve gjithçka rrëshqet ose në anarki ose në pushtete autoritariste. Brezat e rinj në Shqipëri duhet të bëjnë mirë llogaritë, përpara se të sillen dhe veprojnë si edhe po ndodh. Ata duhet t’i preokupojë zhvillimi ekonomik e financiar, energjia dhe ngrohja globale, mbrojtja e fondit të tokës dhe uji i pijshëm, arsimimi dhe varfëria, punësimi dhe pasuria kombëtare, interesi publik dhe tregu, sigurimet në përgjithësi dhe “eko sistemet”, e sotmja dhe e ardhmja e vendit, detyrimet lokale dhe obligimet ndaj institucioneve ndërkombëtare. Këto janë sfida të një kulture të gjerë dhe të një sjellje ndryshe, ndaj vetes dhe gjithçka që rrethon. Aktualisht, kemi disa lëvizje dhe aksione të rinjsh në Shqipëri dhe tek shqipfolësit. Ka një ngritje të shfaqjeve të atdhetarisë dhe identitet kombëtar, por ka edhe kërcime të pamotivuara që paraqiten si sjellje në mbështetje të një lloj folklorizmi dhe të ksenofobisë.
Të mos lëshosh asnjë pëllëmbë tokë dhe ujë nga atdheu, kjo është “t’i pishë dollinë”, por kur shpërthen në deklamacione patetike dhe akuza, si të të presë gjuha, kundra faktorëve brenda dhe jashtë vendit, kjo është më shumë se amatore. Të fshihesh tek atdhetaria dhe pa vetëpengim të kalosh në nacionalizëm, me fantazi ndryshim hartash dhe kufijsh, si veprime që vijnë ndesh me Konventat Ndërkombëtare dhe realitetet e certifikuara, si edhe është krijimi i shtetit të Kosovës; e gjithë kjo tregon se je jashtë politikës dhe nuk ke këllqe të mbash në shpinën tënde, përgjegjësi ndërshtetërore e ndërinstitucionale. Sjellje të tilla vijnë erë aventurizëm. Ato janë “këngë foshnjore të nacionalizmit” në realitetet liberaldemokrate të një bote globale pa kufij. Do duhet të mbajnë në vëmendje se sot nuk flitet me për “border”(si kufij shtetëror) por për “frontier”( si kufij konvencional). Sheh të rinj që qëndrojnë pas një drejtuesi partie, i cili sa po ka marrë një vendim gjykate, e cila duket si “alibi e pastër” e marifetçinjve të procedurave, ndaj një akuze për korrupsion; që bërtasin x…..;y…….; ça, ça! Sheh nga ata që rekrutohen nëpër parti politike në aktivitete festive e deklamative, por në vend që të flasin ata për jetën dhe problemet e tyre, ju thuhet nga liderët adultë: “Herën tjetër sillni edhe dy shokë ose shoqe me vete!” Duket si marketing, i tipit “ble dy, që të marrësh një të tretë falas!” Shikon aktivitete të rinjsh në nivel ballkanik që nuk gjejnë kurajo të bashkohen me të rinj që mund t’u takojnë forcave të krahut tjetër politik. Shikon të rinj të një force politike, që çështjen madhore të Çamërisë, në vend që ta dimensionojnë si problematikë historike të interesave kombëtare, e kanë shndërruar në një çështje lokale të izoluar, vetëm të një komuniteti! Nga këto masa të nënshtruara, pa kurajo dhe profile të spikatura, është e vështirë të presësh një filozofi të sjelluri, më progresive dhe të ndryshme nga mentaliteti i mykur që ende mbizotëron. Të rinjtë e sotëm janë të rrezikuar nga jeta pa motive, nga boshllëku shpirtëror dhe nga aventurat prej “playboy” dhe “playgirl”! Nëse hedhim një vështrim të shkurtër në historinë tonë të afërt, gjejmë fakte, p.sh. që nga “Kongresi Lushnjës” doli një “Ministër i Brendshëm” 24-vjeçar, e që fort i ri u bë edhe Kryeministër i vendit. Në komunizëm pamë çudira të kësaj natyre. Të rinj morën përgjegjësi shtetërore falë gradave që fituan në luftën partizane. Pas viteve 90-të, në sistemin demokratik nuk munguan eksperimente me punët e qeverisjes, duke “graduar” para kohe dhe pa motiv, kryeministra as edhe 30-të vjeçar. Ata sigurisht që për të “gjetur harmoninë” rekrutuan rreth vetes moshatarët “axhami” dhe drejtuan shtetin, si deshën dhe si ditën. Kjo është një kosto e lartë për fatet e vendit dhe zhvillimin në përgjithësi. Tash që kanë kaluar rreth 20 vite në këtë sistem e shoqëri të liberaldemokracisë dhe shumë syresh janë bërë të rritur (adult), nuk habitesh që prej tyre dëgjon shprehje kalamajsh, që flasin larë e pa larë, madje edhe në rrugë, si pa të keq. Sheh veprime edhe brenda institucioneve, që nga vrapimi për të rrahur, e deri tek presionet për seks në këmbim favoresh. Në jetën private të tyre gjen divorce e rimartesa me “zoçka”, ç’ka tregon se vrulli i adoleshencës u ka mbetur pa u shfrytëzuar dhe nuk duan t’u shkojë dëm. Jeta private është e tyre, le të bëjnë ç’të duan, por kur hyn në politik dhe merr angazhim të administrosh sovranitete të deleguara falë votuesit apo emërohesh diku si “shërbenjës i publikut”, lypset integritet moral, figurë e pastër, përgjegjësi civile, dhe kompetencë!