Bashkia Tiranë: Veliaj në detyrë pa ditur asnjë përgjegjësi që i njeh ligji
TIRANË- Bashkia Tiranë reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë takimit me komunitetin rom.
“Veliaj u shfaq sot si ministër i ri me mendësi të vjetra. Ai e nisi detyrën duke mos njohur asnjë përgjegjësi që në fakt i njeh ligji. Z. Veliaj e di se përgjegjësia morale për situatën është e shefit të tij, zotit Rama, i cili i dha lejen e ndërtimit Delijorgjit. Deklarata e sotme e Veliajt tregon paaftësi dhe papërgjegjshmëri, por servilizëm ndaj shefit të tij”, reagoi Bashkia Tiranë.
(BalkanWeb)