Reshjet e shiut permbytin rruget ne qytetin e Durresit

Reshjet e shiut ne pak ore i kthyen rruget e Durresit te pakalueshme si per kembesoret ashtu edhe per autmjetet.
Bllokimi i rrjetit te kanalizimit te ujrave si dhe i pusetave, beri te permbyten zonat tek kryqëzimi tek stacioni i trenit, tek rruga "Aleksandër Goga", lagja nr 1, rrethrrotullimi në Shkozet e Plepa.
Ne keto akse niveli i ujit arrriti deri në 20 centimetra.
Bllokime e veshtiresi ne qarkullim u krijua edhe në rrugët dytësore të qytetit, kryesisht në lagjen numër 18, 14 e 13.