E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres ende ska nisur aksioni per prishjen e ndertimeve pa leje

Objektet e betonta nga Currilat deri ne Plepa vazhdojne te ngrihen frikshem.  

Jashte kamerave, Drejtoresha e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, në varësi të bashkisë së Durresit, Anila Myderizi, thote se ende nuk ka një listë zyrtare per ato  që duhen shembur.
 
Pastrimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje  shihet me skepticizëm  nga urbanistët durrsakë.

Legalizimi, eshte nje proces ligjor qe nuk mund te kapercehet lehte.
 
Ne bregdet veç ndërtimeve të lehta, kioska e restorante, jane dhe  hotelet e ndërtuara pas viteve 1990.

Shume prej tyre kanë leje ndërtimi.

Ne Prokurorine e Durresit vetem gjate ketij viti jane denoncuar 120 raste abuzimesh. Ne shume prej tyre jane te implikuar edhe zyrtare te pushtetit vendor,  por asnje prej tyre nuk eshte penalizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›