E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Tiranë, Zeneli: Riparimi i rrugëve, brenda afatit

TIRANË- Bashkia e Tiranës bën me dije se do të përfundojë procesin e rehabilitimin e rrugëve të armotizuara brenda afatit kohor të përcaktuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Manaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli tha sot për mediat deri më sot është punuar në masën 85 për qind, ndërsa nga java tjetër do të vijojë puna për sistemimin e kapakëve të pusetave.

"Të gjitha punimet për rrugët që ne kemi vendosur do të përfundojnë brenda muajit mars, sipas afatit që kemi vendosur bashkarisht me Ndërmarrjen 2. Por puna nuk përfundon me kaq. Ndërmarrja nr 2 siç e ka detyrën funksionale do të vijojë me mirëmbajtjen e rrugëve përgjatë gjithë vitit”,- deklaroi Zeneli.

Zeneli bëri të ditur se "deri tani është ndërhyrë rrugën e Dibrës, në atë të Kavajës, në pjesë të Unazës, dhe në gjitha pjesët kryesore rrugore pasur probleme me gropat, pusetat dhe me kanalet e ujërave të shiut".
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›