Masakra në Afganistan, SHBA 46 mijë $ për çdo të vrarë
AFGANISTAN- Familjet e viktimave të qëlluara nga ushtari amerikan në Afganistan më 11 mars janë dëmshpërblyer, bëri të ditur rrjeti britanik BBC. Për çdo person të vrarë janë paguar nga 46 mijë dollarë dhe nga 10 mijë dollarë për cdo person të plagosur. Nuk është ende e qartë se kush e pagoi këtë dëmshpërblim për familjet e viktimave në rajonin Panjaui.
Rreshteri Robert Bales u akuzua të premten për vrasje të paramenduar dhe mbi të rëndojnë 17 akuza. Sipas ushtrisë Afgane dhe banorëve të fshatit, 16 persona u vranë 12 në Balandi dhe katër në Alkozai. Gjyqi i ushtarit amerikan mund të zgjasë me vite dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)