E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi: Mandati i Seserit, peng për Presidentin

Gramoz Ruçi

Intervista/ Kreu i Grupit të PS: Po zvarritet prej tre muajsh zëvendësimi. Topalli bën lojë politike për dy minuta seancë.

Kreu i Grupit të PS-së flet për zvarritjen e zëvendësimit të deputetes socialiste nga Edison Konomi.

Kryetari i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, akuzoi dje kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se po mban peng zëvendësimin e mandatit të deputetes Rudina Seseri, për shkak të etheve që kanë zënë maxhorancën lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri. Gjatë një interviste për Panorama, Ruçi thekson se bllokimi është i qëllimshëm dhe një lojë politike për të mbajtur opozitën me një numër më pak.
Zoti Ruçi, prej disa muajsh opozita përfaqësohet në Kuvend me një mandat më pak, për shkak të dorëheqjes së deputetes Rudina Seseri. A keni kërkuar si kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së zëvendësimin e zonjës Seseri, dhe pse ende nuk është kryer ky proces?
Situata është e tillë, deputetja Rudia Seseri qysh në muajin dhjetor ka deklaruar dorëheqjen nga mandati i deputetit të PS-së. Sipas procedurave të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit Zgjedhor, ajo duhet të ishte zëvendësuar brenda 2 javëve. Çështja u zvarrit fillimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas ndërhyrjeve tona të herëpashershme, KQZ u shpreh për kandidatin që vjen në listë, i cili është zgjedhur tashmë kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi, dhe në këtë bazë kërkuam dhe ai paraqiti mosdakordësinë e tij, pasi kishte fituar një mandat tjetër nga elektorati i Fushë-Krujës. Në këtë bazë, sipas Rregullores së Kuvendi, duhet të mblidhej Këshilli i Rregullores së Imuniteteve dhe Mandateve dhe ti thoshte KQZ-së që të sillte kandidatin tjetër që ishte i paraqitur në listën e Partisë Socialiste në Durrës, Edison Konomi. Nga ajo ditë deri më sot, me gjithë këmbënguljen tonë që prej 3 muajsh, edhe pse e kemi kërkuar rreth katër herë në Konferencën e Kryetarëve që të mblidhet Këshilli i Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, na është thënë se do të mblidhet jo këtë herë, jo të hënën tjetër dhe deri më sot kryetarja e Kuvendit nuk mbledh këshillin përkatës, që është gjithsej 2 minuta mbledhje. Dhe kjo është një lojë politikë për të mbajtur peng një mandat të opozitës në Parlament, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me Kodin dhe Rregulloren e Parlamentit.
Nga komunikimi që keni pasur me kryetaren e Kuvendit, a u është dhënë ndonjë shpjegim apo arsye për mosmbledhjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve dhe zëvendësimin e deputetes Seseri?
Nuk na është dhënë asnjë shpjegim, përkundrazi, sa herë që unë e kam trajtuar si problem në Konferencën e Kryetarëve më është përgjigjur: Posi zoti Ruçi, ditën e hënë do ta mbledhim këshillin, vjen e hëna dhe nuk e thërret këshillin. I njëjti ritual ka kaluar për një kohë të gjatë, duke thënë se nuk është ky deputet, ose deputeti tjetër është në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Janë tërësisht justifikime.
Pra, ju po thoni që moszëvendësimi është një lojë politike?
Është një lojë politike që ka të bëjë më mbajtjen e opozitës me një numër më pak në Kuvend, për shkak të etheve që i ka zënë për çështjen e Presidentit.
A do të kërkoni sërish në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve zëvendësimin e deputetes Seseri?
Patjetër, patjetër, që në seancën e parë.
Pra, sipas jush është një çështje burokratike që mund të zgjidhet në mbledhjen e parë?
Nuk është as çështje burokratike, është çështje politike.

Këshilli
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të duhet të miratojë kërkesën e Grupit të Partisë Socialiste për zëvendësimin e mandatit të deputetes Seseri me pasuesin në listë, Edison Konomi. Ky këshill drejtohet nga Jozefina Topalli dhe përbëhet nga 10 deputetë. Anëtarët e tjerë të PD-së janë: Viktor Gumi, Ilir Rusmali, Gent Strazimiri dhe Arenca Trashani. Ndërsa nga PS, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko dhe Marko Bello.

Edison Konomi
Kandidati i shtatë në listën e deputetëve të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit ishte financiari dhe njëkohësisht drejtor banke, Edison Konomi. Në atë periudhë, Konomi sapo ishte zgjedhur edhe kryetar i Partisë Socialiste të Durrësit. Pas tërheqjes së Gjon Bardhit nga marrja e mandatit të deputetit dhe mbajtjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Fushë-Krujës, Konomi do të jetë deputeti më i ri i Parlamentit shqiptar. Aktualisht, Konomi drejton një nga degët e një banke të njohur private në Shqipëri, ndërsa shumë shpejt pritet të jetë pjesë e Grupit të PS-së.

Gjon Bardhi
Kryetari i Bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi, ishte i gjashti i listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2009-s në qarkun e Durrësit. Partia Socialiste fitoi pesë deputetë në ato zgjedhje. Por, në zgjedhjet për pushtetin vendor, Bardhi kandidoi dhe fitoi për kryetarin e Bashkisë së Fushë-Krujës. Bardhi u shpreh pak javë më parë se do të konsultohej me kreun socialist Rama për të vendosur se cilin nga mandatet do të mbante. Duket se ky konsultim është bërë dhe ai ka vendosur të mbajë Bashkinë e

Presidenti
Muaji korrik do të angazhojë forcat politike në zgjedhjen e Presidentit të ri te Republikës. Sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara në vitin 2008, kreu i shtetit në 2 raundet e para duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar votash dhe në rast se konsensusi nuk arrihet, atëherë miratimi i tij bëhet me 71 vota. Por, prej disa muajsh ka nisur një debat nëse do të quhen apo jo të vlefshme raundet e para të votimit në rast se në sallë nuk janë të pranishëm të paktën 84 deputetë. Dy emra janë paraqitur tani në ambientin politik, Fatos Nano dhe Jozefina Topalli. Duket se tashme palët kanë filluar të llogarisin votat dhe mbështetjen e nevojshme në Parlament.

Pas ikjes së Seserit, PS ka 3 muaj me një mandat më pak në Kuvend

Pas refuzimit të Gjon Bardhit, në listë Edison Konomi

Rudina Seseri

Partia Socialiste, që prej muajit dhjetor ka mbetur me një mandat më pak në Parlament, për shkak të dorëheqjes së Rudina Seserit si deputete e qarkut të Durrësit. Për rreth tre muaj, zëvendësimi i zonjës Seseri nuk është bërë i mundur për shkak se procedurat kanë ngecur. Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë për Panorama se janë në pritje të një shkresë që do ti dërgohet nga Kuvendi, përkatësisht nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të bërë zëvendësimin e emrit të  zonjës Seseri me kandidatin e shtatë në listë, Edison Konomi. Në mbledhjen e fundit në muajin dhjetor, përfaqësuesit e KQZ-së u shprehen se kandidati i gjashtë në listën e qarkut të Durrësit, Gjon Bardhi, ka refuzuar mandatin e deputetit dhe kërkesa e tij për të mos pranuar mandatin e deputetit, duhet të merrte miratimin në Parlament dhe më pas kërkesa të vijonte për tu miratuar në KQZ. Ndërkaq, përfaqësuesit e Kuvendit të Shqipërisë, të kontaktuar nga Panorama, nuk kanë dhënë një përgjigje të saktë për kryerjen e procedurës së zëvendësimit të mandatit të PS-së më pasuesin në listën shumemërore të kandidatëve në qar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›