Mamaja e Gracianos: Lorena tip i kundërt me tim bir
TIRANE- Graciano deri tani ka emocionuar jo pak herë publikun nga ekrani me lot gëzimi për hyrjen në shtëpinë e “Big Brother”, me lot mallëngjimi për historinë e tij familjare, e tani me puthje të nxehta që i dhuron e i merr çdo ditë nga Lorena.
Këto emocione po i përjeton dyfish njeriu më i shtrenjtë i jetës së Gracianos siç e ka quajtur vetë ai, mikja e tij më e mirë, nëna. Ajo na tregon në këtë intervistë se si po e sheh të birin, ç’mendim ka për Lorenën dhe për historinë e tyre.
Edhe pse i ri në moshë, a ka pasur Graciano deri tani ndonjë histori të rëndësishme dashurie?
Për moshën që ka Graciano nuk mund të them se ka pasur një histori të rëndësishme. Por, pavarësisht moshës kam parë tek ai impenjim dhe seriozitet në ato lidhje.
Po për lidhjen e tij me Lorenën ç’mendim keni?
Me aq sa shoh, duket se po lind diçka e bukur mes tyre. Uroj dhe shpresoj që gjithçka t’u shkojë mirë.
Ju që e njihni, a mendoni se ai do dashurohet me Lorenën?
Në fakt janë tipa krejt të kundërt me njëri-tjetrin, por gjithçka mund të ndodhë. Nuk i dihet...
Po ju si iu duket Lorena si vajzë?
Më duket një vajzë e qetë dhe e sjellshme.
Arrini dot ta shihni si nusen e djalit?
Uaaaaaa!!! Është shumë herët qe ta mendoj si të tillë.
Ai është shprehur se midis tyre ka pasur marrëdhënie intime. Ju shqetëson ky fakt?
Absolutisht jo! Për mua nuk ekzistojnë probleme të tilla.
(Bluetooth/BalkanWeb)