Bashkia Tiranë hap dyert – bashkitë e PS, ende me modelin e Edvinit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti dje në zyrën e tij dhjetëra qytetarë dhe ka planifikuar edhe për ditën e sotme dhe të mërkurën e javës së ardhshme, bashkëbisedim me qytetarët. Dallimi është i qartë, jo veç me bunkerin “Rama” të përgjatë 11 viteve, por edhe me administratat socialiste të rretheve, të cilat janë me pushime dhe ende s’e kanë marrë vesh se modeli i qeverisjes vendore s’është më ai i 20 përqindshave dhe i bakshisheve
Kryebashkiaku Lulzim Basha nisi dje zyrtarisht takimet me qytetarët e Tiranës, ashtu siç edhe kishte premtuar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Standardi i Bashës, që startoi dje, dukshëm binte në sy, jo vetëm dhe thjesht, se ai kishte bërë një premtim gjatë fushatës elektorale, por sepse me veprimin e djeshëm, që pritet të jetë një “rutinë”, Lulzim Basha, vuri në dukje edhe një dallim ekzistencial, midis mënyrës së qeverisjes nga të zgjedhurit e djathtë dhe atyre të majtë. Vini re, ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, në këto ditë të para të mandatit ët tij, gjendet në punë, ai dallimin e bënë me të zgjedhurit vendorë, jo thjesht dhe vetëm se gjendet në punë, por sepse në këto ditë të nxehta, ai krijon edhe precedentit, e “pritjes së popullit”. Në antitezë, kemi shembujt e krybashkiakëve socialistë, të cilët, në këto ditë të para të mandatit ët tyre (qoftë edhe të përsëritur), atyre, jo vetëm nuk ju shkon në mendje (sikurse nuk ju ka shkuar), për të “pritur popullin”, por kanë zgjedhur të mos heqin dorë nga “rutina” e ti vënë drynin bashkive respektove..., sigurisht për të ikur e për të pushuara... Përpos kësaj situate, dje, në Tiranë, ët gjithë ishin dëshmitarë se si, dhjetëra kryeqytetas, i janë drejtuar institucionit që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, për të takuar kryetarin e bashkisë, me qëllim shprehjen e problematikës dhe shqetësimit përkatës. Për më shumë se dy orë, Lulzim Basha dëgjoi nga afër kërkesat e qytetarëve. Shqetësimet që kanë qytetarët e Tiranës, kanë të bëjnë më së shumti me punësimin, të drejtën e pronës dhe strehimin. Pas parashtrimit të shqetësimeve tek Kryetari i Bashkisë, punonjësit e Bashkisë plotësuan një formular me të dhënat dhe kërkesat e shtruara nga qytetarët. Ky dokumentacion shërben për ndjekjen e problematikës që ata kanë dhe kontaktimin e tyre të mëtejshëm. Takimet e kryetarit të Bashkisë me qytetarët, do të vazhdojnë sipas një kalendari të rregullt dhe një procedure të caktuar. Çdo qytetar i interesuar duhet të plotësojë një formular, pranë zyrës së Informimit Qytetar në Bashki, në bazë të të cilit caktohet edhe data e takimit me Kryetarin e Bashkisë. Nisur nga numri i madh i kërkesave, kryetari i Bashkisë ka vendosur të shtojë edhe ditë të tjera takimi. Kështu, Lulzim Basha do të presë edhe sot qytetarët, nga ora 10.00-12.00 në zyrën e tij, dhe po ashtu, edhe të mërkurën e javës së ardhshme. Bashkia e Tiranës ka qenë për vite me radhë një godinë e paaksesueshme nga qytetarët si dhe mbante në zyrë një kryetar bashkie që kishte fobi votuesit e tij, qytetarët dhe taksapaguesit e bashkisë së kryeqytetit. Ndërtesa e bashkisë më të madhe në vend, me të drejtë ka qenë etiketuar si ngrehinë e bunkerizuar, ku askush s’guxonte të kthente vëmendjen se mund të depozitonte një shqetësim, problem apo qoftë edhe një kërkesë sado formale. Takimet me kryebashkiakun e atëhershëm as që diskutoheshin, teksa qindra e mijëra qytetarë s’kishin as mundësinë më të vogël t’i drejtoheshin institucionit për shqetësimet e tyre. Ndërtesa e bunkerizuar deri “dje” fshihte nën ‘hijen e zezë’ të truprojave që rrethonin institucionin, pazaret më të ndyta si dhe aferat korruptive ndër më të pazakontat dhe të gjitha këto në kurriz të qytetarëve. Por, modeli i Lulzim Bashës është ndryshe si dhe gjithnjë e më tepër i korrespondon bashkë vendimmarrjes së bashkisë me komunitetin. Një nga premtimet kryesore të kryebashkiakut Lulzim Basha ka qenë pikërisht bashkë vendimmarrja me qytetarët e Tiranës, taksapaguesit e qytetit.
...