E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Tiranë lëshon ultimatum: Mos zini hapësirat publike, do gjobiteni

vullnet-topalliTiranë- Subjektet që zënë hapësirat publike në Tiranë do të gjobiten nga Bashkia.

Ka qenë ky ultimatumi i kreut të Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli i cila ka deklaruar se nuk do të tolerohet nga ana e tyre zënia e mjedise publike.

Topall në një prononcim për mediat tha se grupe të policisë bashkiake po punojnë për të liruar hapësirat publike të zëna kryesisht nga lokalet dhe shitësit ambulantë.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej disa javësh në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›