Bashkia Tiranë rikonstruksion rrugës “Sadik Petrela”
TIRANE- Krahas rehabilitimit të rreth 100 rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës premton të rikonstruktojë pjesërisht edhe disa akse kyce, ku gropat me ujë vështirësojnë së tepërmi lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Një prej tyre është edhe rruga “Sadik Petrela” në zonën e Kodrës së Priftit ku puna ka nisur fillimisht me shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit.
Sipas Bashkisë së Tiranës, pritet përmirësimi i kushteve atmosferike për asfaltimin e kësaj rruge ku paraprakisht kanë përfunduar kanalizimet e ujërave të shiut nga ujësjellësi.
Bashkia sqaron se, në këto ndërhyrje infrastrukturore nuk do të tolerohen gabime të së shkuarës, si punime të pastudiuara dhe me cilësi të dobët. Rruga “Sadik Petrela” figuron disa herë e rikonstruktuar gjatë dhjetë viteve të fundit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)